E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme për Oltën dhe Klodin

15/03/10 15:49

Më në fund të gjithë banorët futen brenda dhe fillojnë të gatuajnë drekën. Jetmiri dhe Kika shkojnë dhe bisedojnë në dhomën e gjumit. Kika i thotë Mirit se duhet të organizohen çdo ditë për të kapërcyer situatën e ndarjes në grupe të banorëve dhe barriera e vendosura ndërmjet tyre. Ai hedh ide që të organizojnë një kabare ku të marrin pjesë të gjithë dhe të bëjnë prova gjatë ditëve në vazhdim, por më parë idenë e tij duhet ta konsumojë me banorët e tjerë. Jetmiri është dakort me idenë e tij dhe më pas i tregon Kikës për një bisedë të shkurtër që pati me Oltën mëngjesin e sotëm. Ai tregon që Olta i kishte thënë mos na thuaj mirmëngjes me kokën ulur. Kjo përgjigje e Oltës ndaj përshëndetjes së Jetmirit e ka bërë këtë të fundit që të mendojë se Olta po kërkon patjetër që të konfliktohet me të, por ai nuk e dëshiron një gjë të tillë për momentin. Kështu ata bëjnë thashetheme për banorët e grupit tjetër. Jetmiri flet edhe për Klodin i cili sipas tij po mundohet që ti afrohet për të fituar vëmendje. Kika e këshillon që nëse kanë gjëra për të sqaruar nga debatet e javës së kaluar, duhet tia japë shancin Klodit që të sqarojnë keqkuptimet. Ata flasin për Klodin dhe klipet e shfaqura gjatë spektaklit. Ata mendojnë se Klodi i ka keqkuptuar të qeshurat e tyre duke menduar se ata e paragjykojnë. Jetmiri thotë se ai do të përpiqet që të sqarohet me Klodin për të gjitha të thënat e javëve të kaluara. Në bisedën e tyre përfshihet edhe Erioni i cili thotë se tashmë, pas daljes edhe të nënës së tij në publik, është e kotë që të bisedohet më për seksualitetin e Klodit. Jetmiri thotë se ata duhet që ti bëjnë të qartë Klodit se nuk kanë asgjë kundër homoseksualitetit të tij, por duan që të njohin vlerat e tij si person. Kështu ata bisedojnë për barrierat që shpesh Klodi vendos me banorët e tjerë kryesisht me Jetmirin. Erioni i jep një farë të drejte Klodit duke thënë se ato që u shfaqën gjatë klipeve të shtunën, treguan që ata e kishin paragjukuar. Duke qënë se ata nuk e kanë problem homoseksualitetin e Klodit duhet që të sqarojnë gjërat me të. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›