E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta ndaj korrupsionit, kontroll dhe paga më të larta

Shkurt

Të pasiguruarit në skemën e kujdesit shëndetësor janë në numër të konsiderueshëm. Kjo është edhe një nga “plagët” që po përpiqen të shërojnë edhe sektorët shëndetësorë nëpërmjet politikave të tyre lehtësuese. Nisur nga statistikat, disa nga prioritetet për uljen e informalitetit në shëndetësi është zgjerimi i sistemit të bashkëpagesave. Drejtoresha e Institutit të Kujdesit Shëndetësor në një raport të fundit ka referuar të dhëna dhe prioritet që ka ky institucion për uljen e informalitetit.
“Implementimi i sistemit të referimit në shërbimin spitalor, sanksione të rrepta në kontratën e ofrimit të shërbimeve, si dhe transparenca për shërbimet e ofruara nëpërmjet listimit të tyre në librezën e shëndetit”, këto janë disa nga mekanizmat që do të përdoren dhe që do të hyjnë në fuqi që këtë vit.
Sipas ISKSH-së, fuqizimi i rolit të urdhrave të profesionistëve në drejtim të sanksioneve ndaj korrupsionit, vendosja, përmirësimi i funksionimit të recepsionit në spitale do të sjellë edhe minimizim të korrupsionit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›