E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri tremb Erionin

04/05/10 01:00

Pasi përfundojnë bisedat e gjata për makinat dhe kuriozitetin për superpatentën, Mandi futet në shtëpi, ndërs dy djemtë e tjerë, Erioni dhe Miri vazhdojnë të rrinë në kopsht. Ata fillojnë të flasin për kafshët dhe përkujdesjen që duhet ti japin si në lidhje me pastërtinë, ashtu dhe ushqimin. Vërdallë nëpër kopsht janë mbledhur pulat. Miri i thotë Erionit se nëse ato shohin një tjetër në rrezik, afrohen si për ti dhënë ndihmë dhe këtë ia vërteton duke kalpur një gjel e duke e mbajtur me dorë që të mos i ikë. Pasi përfundon demonstrimin për Erionin, Miri shkon pranë tij me gjelin në dorë. Erioni shfaq shenja frike të cilat Mirit nuk i shpëtojnë pa kapur. Kështu ai i afrohet me vrap Erionit duke mbajtur përpara në dorë gjelin, si për ta trembur. Erioni largohet me vrap i friksuar dhe futet në dhomën e gjumit duke mbajtur derën që Miri të mos futet. Ky i fundit qëndron jashtë dhomës me gjelin ne dorë, në pritje të dalë Erioni, gjë që ky nuk e ka ndërmend. Pas pak, Miri largohet, ndërsa vajzat që janë në dhomë gati për të fjetur, e këshillojnë Erionin që të rrijë dhe ca pasi Miri me siguri po e pret. Domi i thotë që të fshihet në dollap dhe pas pak shton se nuk mund të luhet me gjërat që tjetri i ka fobi, frikë. Ajo thotë se Miri duhet të mësohet mos ti trembë njerëzit, ndërsa Erioni thotë se pulat dhe gjelat i ka vërtetë frikë. Prit kur të ta sjellë në krevat natën- i thotë Domi, ndërsa Erioni duke qeshur, del nga dhoma. Ai shikon që Miri e ka lëshuar tashmë gjelin, pasi dhe ky i fundit ia pohon me gojë dhe del para tij me duar bosh. Erioni afrohet pranë tij me frikë, por vë re se Miri nuk e ka vërtetë. Miri fillon ta ngacmojë duke thënë se bëri 100 metërshin për 0 sekonda, por Erioni i thotë se e bëri për shaka. Miri thotë se nuk e ka parë ndonjëherë Erionin të vrapojë ashtu, të kapërcejë dyert me aq shpejtësi, ndërsa Erioni i thotë duke qeshur se gjeli të ha. Ai shton se nuk eka problem të ushqejë luanin apo të mbajë gjarprin, por nga pulat ka frikë. Domenika i thotë Mirit se po bëhet i fortë me fobinë e tjetrit, por Miri ia kthen se donte ti nxirrte frikën, gjë që nuk e arriti. Miri vazhdon duke i thënë se do ia sjellë gjelin tek krevati natën që ti hajë faqen. Sille sille, por kur të më hajë kokoshi bashkë me ty- i thotë Erioni. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›