Onkologjiku, kthehet ne Institut Kerkimor Shkencor
Sherbimi i Onkologjise ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", tashme nuk do te jete vetem nje pavijonin per t'u ardhur ne ndihme te pacienteve te semure me tumore por edhe per te kryer nje pune kerkimore shkencore. Ky fakt eshte pohuar nga vete kryeministri i cili ka pohuar se ky sherbim do te shnderrohet ne nje institute dhe jo me vetem sherbim. "Vetem pak dite me pare kerkova qe te punohet per kalimin e sherbimit te onkologjise prane QSUT-se ne Institutin Onkologjik dhe se bashkepunimi me qendrat me te mira te fushes ne rajonin e FVG. Kjo do t`i sherbeje jo vetem diagnostifikimit e trajtimit me te mire te semureve por dhe permiresimit te aktivitetit shkencor", ka pohuar kryeministri Berisha gjate takimit me delegacionin e rajonit te Friuli-Venecia-Guilias (FVG), te kryesuar nga drejtori i departamentit per shendetesine dhe politikat sociale, bashkepunimin dhe mbeshtetjen qe eshte dhene per shendetesine shqiptare. Kryeministri shprehu mirenjohje ne radhe te pare, per ndihmesen ne trajtimin e pacienteve shqiptare si dhe theksoi se bashkepunimi i tyre ofrohet ne nje moment shume te rendesishem per shendetesine dhe reformen e saj. Duke vleresuar perparesite qe ka ky rajon kryeministri Berisha u shpreh se ceshtja e personave me aftesi te kufizuar eshte trajtuar me kujdes nga qeveria dhe per kete kategori jane bere investime te medha, megjithate eshte shume e mirepritur ndihmesa e tyre. Perfaqesuesi i delegacionit Vladimir Kosic, e falenderoi kryeministrin per takimin dhe i percolli pergezimet dhe nje ftese nga presidenti i rajonit Renzo Tondo.
Kosic u shpreh se nder prioritetet qe ata kane ne politikat e tyre shendetesore jane fusha e onkologjise, ceshtjet e personave me aftesi te kufizuar, kujdesi per nenen dhe femijen, teknologjia e avancuar biomjekesore, menaxhimi i sistemeve shendetesore etj. Qe prej vitit 1992 ne spitalin Burlo Garofolo jane trajtuar paciente nga Shqiperia, por eshte i mirepritur normalizimi i bashkepunimeve ne fusha te ndryshme me Ministrine e Shendetesise. Nderkohe te dhenat nga sherbimi i Onkologjise tregojne se ne vendin tone cdo vit kemi rreth 3500 raste te reja te prekura nga semundjet tumorale. Nderkohe qe kostot per kurimin e ketyre pacienteve dhe semundjeve te tyre jane nga me te lartat.
Deklarata
"Sherbimi i onkologjise prane QSUT-se do te kthehet ne Institutin Onkologjik dhe pritet bashkepunim me qendrat me te mira te fushes ne rajonin e FVG. Kjo do t`i sherbeje jo vetem diagnostifikimit e trajtimit me te mire te te semureve, por dhe permiresimit te aktivitetit shkencor"
Prioritetet
Friuli-Venecia-Guilias (FVG) prioritetet qe ata kane ne politikat e tyre shendetesore jane fusha e onkologjise, ceshtjet e personave me aftesi te kufizuar, kujdesi per nenen dhe femijen, teknologjia e avancuar biomjekesore, menaxhimi i sistemeve shendetesore etj.