Vasili: Mjeke ruani privatesine e pacientit
Sonila Isaku
Mjeket dhe personeli shendetesor jane te detyruar te ruajne privatesine e pacientit qe do te kurojne dhe duhet te flasin vetem me familjaret e tij. Nese nuk zbatojne kete urdher, te dale vetem kater dite me pare nga Ministria e Shendetesise, mjeket do te penalizohen deri me largime nga puna.
Urdhri
Urdhri i bere publik gjate dites se djeshme, pritet qe te ndikoje drejtpersedrejti ne rregullimin e marredhenies se komunikimit mjek-pacient. Ministri i Shendetesise e ka quajtur kete urdher si nder me te rendesishmit per pacientet. "Kjo eshte nje mase e fundit e marre nga Ministria e Shendetesise, e cila rregullon nje nga problemet e vjetra si dhe burimin e nje kritike te vazhdueshme, qe ndodh ne spitalet dhe poliklinikat tona", ka pohuar gjate fjales se tij ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, urdhri ka te beje me te gjitha komunikimet e pacienteve mbi semundjen e tyre, si dhe me te drejten e konfidencialitetit. "Thene me thjesht, problemi shendetesor i te semurit eshte prone e tij dhe atyre qe e kurojne dhe e askujt tjeter. Ndaj dhe ky urdher detyron qe pergjegjesine per te komunikuar ne lidhje me semundjen e ka mjeku kurues dhe ne raste te vecanta te nje konsultimi me te gjere shefi perkates i sherbimit, ku nje pacient kurohet", ka nenvizuar kreu i shendetesise. Sipas tij, me kete urdher pritet te marre fund nje here dhe pergjithmone praktika e gabuar qe le vend per keqkuptime ne planin personal, por dhe familjar per semundjen, ku dhe njerez te tjere te paautorizuar mjeke apo infermiere, marrin persiper te flasin dhe japin opinione ne lidhje, me nje semundje te caktuar duke sjelle keshtu keqkuptime dhe konfuzione dhe ndonjehere dhe konflikte qe kane perfunduar ne menyre te papelqyeshme.
Penalitetet
Bluzat e bardha te cilat do te kundershtojne kete urdher, do te marrin penalizimet e percaktuara, te cilet jane te drejtperdrejta me largime nga puna. "Per mos zbatim te ketij urdhri, te merren masa administrative deri ne pushim nga puna" thuhet ne piken e trete te ketij urdhri. Ndersa kreu i shendetesise ka pohuar se urdher i ri siguron privaci, iu mundeson familjareve te administrojne situaten si ne anen mjekesore ashtu dhe ate sociale. "Pozicioni i shemtuar i disave qe perpiqeshin te benin te dhimbsuri, apo kompetentin ne kurriz te punes se te tjereve, merr fund dhe disiplinuar. Perfundimisht duke futur nje norme te tille evropiane, ndahemi nga disa praktika te vjetra qe vinin ne veshtiresite semuret, familjaret apo dhe mjeket qe sherbenin atje", eshte shprehur Vasili. Sipas tij, ky urdher do te filloje te zbatohet qe nga ky muaj.
Pacientet shesh here personazhe te medias
Duan apo nuk duan pacientet, shpesh here ata jane bere personazhe te medias se shkruar apo asaj vizive per shkak te "publicitetit" te bere nga bluzat e bardha, qofshin keto per suksesin apo edhe menyren e kurimit te tyre. Nderkohe qe shume here pacienteve, u eshte prishur privatesia e tyre duke iu bere publike, semundjet qe i kane ndjekur per vite me radhe apo te shfaqura rishtazi.