Mirush Kabashi nënshkruan peticionin për njohjen e Kosovës
Artistët shqiptarë nënshkruajnë peticion për njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri në botë . Aktori i njohur shqiptar Mirush Kabashi i është bashkuar nismës së besimtarëve myslimanë të cilët për disa ditë me radhë po marin firma nga qytetarët e Tiranës për të kërkuar njohjen e pavarësisë se Kosovës nga vendet e konferencës islamike. Mirush Kabashi ka theksuar se kësaj nisme duhet t'i bashkohen të gjithë qytetarët,pavarësisht përkatësisë fetare ,sepse sipas tij shqiptarët ndjehen të obliguar të kontribuojnë per njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.Inisiativa për t'i dërguar peticion konferencës së vendeve islamike që të njohin pavarësinë e Kosovës është ndërmarrë nga Komiteti Mysliman në Shqipëri.