E Diel, 1 Nëntor 2026

Serenata Napoletana Pietro Quirino dhe Quartetto Calace, me ritmet napolitane spektakël në Tiranë

Koncerti përmban një repertor të larmishëm të këngës napolitane. Prezantohen muzika klasike dhe ajo me tradita kombëtare
Instituti Italian i Kulturës në vendin tonë nis sezonin artistik me koncertin me titull Serenata Napoletana, me pjesëmarrjen e këngëtarit të njohur Pietro Quirino dhe Quartetto Calace. Koncerti do të zhvillohet në datën 26 janar në skenën e Akademisë së Arteve. Nga Instituti i Kulturës mësohet se ky grup i jashtëzakonshëm artistësh ka bashkëpunuar me interpretuesit më të mëdhenj të muzikës italiane dhe ndërkombëtare. Me anë të koncertit Serenata Napoletana propozohet një itinerar historik mjaft i detajuar i këngës napolitane, i cili ndjek një linjë shumë filozofike. Programi është mjaft i artikuluar, ekzekutimi është i një niveli shumë të lartë. Prezantohen nga muzika klasike më pas vijon me traditën kombëtare, duke arritur tek kënga  autorit, në këtë mënyrë ndiqet një vijimësi historike-muzikore, që e ka fillimin e saj rreth viteve 600 për të mbërritur deri në mesin e viteve 900, duke sjellë lloje të ndryshme të muzikës napolitane, por në të njëjtën kohë duke respektuar natyrën e teksteve të ekzekutuara. Performanca është perfekte. E konceptuar dhe duke ruajtur me shumë besnikëri traditën, nëpërmjet një studimi të thellë të teksteve ndjehet bashkimi i tyre në zërat e instrumenteve të interpretuara në skenë( mandolina, mandol, kitarë,vegla popullore etj, dhe mbi teknikat ekzekutive,duke sjellë ritmet e humbura me zërat melankolik, duke realizuar një spektakël të çmuar me një linjë të hollë elegance. Teatri madhështor, që grupi performon gjatë spektaklit vjen si një thirrje e ndjenjës poetike, që është  e pranishme në çdo këngë dhe vjen dukshëm dhe me delikatesë nga elementët historik të pranishëm në çdo tekst. Veçanërisht dominues është zëri i mrekullueshëm, por gjithmonë i ndërthurur me teknikën e stilin në të kënduar të epokave,i cili vjen fuqishëm, kjo si fryt i një kulture dhe historike që flet në emër të shpirtit të përjetshëm. Ndërkohë që Instituti Italian i Kulturës në vendin tonë ka disa vite që zhvillon aktivitetin e tij. Ai daton në Tiranë më 1981 e për rreth dhjetë vjet, punon thjeshtë si Zyrë Kulturore e Ambasadës Italiane. Në këtë periudhë operon në fushën e kulturës në mënyrë të kufizuar, duke mbajtur raporte gati ekskluzivisht me Departamentin e Kulturës dhe Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Zyra përveç organizimit të ekspozitave të ndryshme, është kujdesur për kurset e gjuhës italiane për studentët shqiptar, regjistrimet e tyre në universitetet italiane, dhënia e titujve akademik dhe bursave të studimit,etj. Kurset nëpër vite,aktiviteti i institutit ka ardhur gjithmonë e në rritje, jo vetëm për aktivitetin akademik, por edhe në fushën e organizimit të ngjarjeve, deri më 1999, vit në të cilin nga thjeshtë zyrë e ambasadës ka marrë funksionet të një Instituti të Kulturës të vërtetë, me qendrën e saj

**************************************************************************
Giornata della Memoria - Projektim filmash Rosenstrasse i Margarethe von Trotta
Në vijim të këtij muaji, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Italianistikës të Universitetit të Tiranës, do të përkujtojë Giornata della Memoria, dita zyrtare e rrëzimit të dyerve të burgjeve të Auschwitz it), duke pasur si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të studentëve. Kujtimi i masakrës dhe persekutimeve të popullit çifut e të dënuarve të kampeve naziste do të mbahet gjallë me një seri filmash, që do të projektohen pranë Spazio culturale italiano të Departamentit të  Italianistikës së Universitetit të  Tiranës. Rosenstrasse i Margarethe von Trotta New York, 2001: Hannah niset për në Berlin, për të kuptuar origjinën e ortodoksisë çifute të nënës së saj, që do të ndalojë martesën e tij. Atje takon Lenën e vjetër, që i tregon ngjarjet vitit 1943 në të cilën kishte përfshirë: qindra gra çifute protestonin kundër internimit të burrave të tyre

Email This Klikime: 23

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›