Tragjedia lirike Norma, nën drejtimin e dy artistëve italianë
Nesër në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjitet shfaqja operistikeNorma, e cila do të shfaqet premierë në datat 7,10 dhe 13 shkurt. I ftuar në këtë vepër operistike është dirigjenti i njohur italian M° Eddi De Nadai, i cili do të dirigjojë Orkestrën Simfonike të Teatrit të Operës, ndërsa regjisori italian Nicola Zorzi do të kujdeset për regjinë e spektaklit.
Protagonistët në rolin e solistëve do të jenë Eva Golemi, Branko Robisak, Shpresa Beka, Armando Likaj dhe Aleksandër Rrapi. Spektakli është një bashkëpunim i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Artisti italian M° Eddi De Nadai, që ka drejtuar në vitin 2006 në Tirane edhe operën Un ballo in maschera, pas diplomimit në piano dhe klavicembalo në Konservatorin e Vicenzas, ka studiuar Dirizhim Orkestre pranë Akademisë Filarmonike të Bolonjës, duke u specializuar më tej me Donato Renzetti, Julius Kalmar dhe Romolo Gessi. Pas deputimit si Drejtor i Orkestrës Simfonike Hungareze të Pecs, ka drejtuar operën Barbiere di Siviglia dhe disa koncerte liriko-simfonike në Teatrin e Operës së Shtetit të Izmirit si dhe opera të tjera me Teatrin Lirik të Shtetit të Kraiovas (Rumani), Kordinimin Teatror Trentin, Orkestrën Filarmonike Veneciane, Orkestrën e Dhomës se Friuli Venezia Giulias. M° De Naddai ka bashkëpunar edhe me këngëtare me famë ndërkombëtare si Luciana DIntino, Katia Riciarelli, Ferruccio Furlanetto, Leo Nucci, ka dhënë edhe kurse mbi repertorin operistik italian në Ëesleyan College të Macon - it (Georgia -Usa), në Konservatorin e Izmirit dhe, për vite, ka qenë docent në kurset verore të Spoleto Vocal Arts Symposium. Aktualisht është docent në Konservatorin e Venecias. Norma është një opera në dy akte e kompozitorit Vincenzo Bellini mbi libretin e Felice Romani. Kompozuar në më pak se tre muaj, kjo ishte e destinuar të shndërrohej në operën më popullore ndër 10 operat e krijuara prej tij. Që në muajt e parë të vitit 1831 Bellini e dinte që do të kompozonte operën e destinuar të hapte në 26 dhjetor sezonin në Teatrin La Scala të Milanos. Si zakonisht iu drejtua Felice Romani-t, i cili prej 1827, nga koha e operës Pirata , kish shkruar libretet e gjithë melodramave të tij dhe iu fut punës me libretistin për të gjetur subjektin që mund të muzikohej në format melodramatike të kohës dhe adapt për shoqërimin e kantos së shkruar. Libretisti dhe kompozitori u vunë në kërkim të një subjekti dramatik që lejonte të shfrytëzoheshin në maksimum të dhënat vokale dhe recitimi priftëror (solemn) plot patos dhe madhështi i këngëtares. Zgjedhja ra mbi një subjekt teatral të kohëve të fundit. Në prill 1831 një tragjedi e Alexandre Soumet, Norma ose Linfanticide, ish vënë në skene me sukses të madh në Teatrin Mbretëror të Odeonit të Parisit. Dramaturgu francez e kish përqendruar punën e tij mbi tre tema. Në fillim motivi i priftëreshës që shkel principet fetare; tema- e njohur botërisht, ishte në modë në fillimin e viteve 800-të dhe që sa zotëronte padyshim një efikasitet teatral, aq lejonte ambientimin (vendosjen) e një konflikti të brendshëm dhe privat në sfondin e skenave të përmasave të mëdha. Nga tradita e vjetër klasike zbriste tema foshnjëvrasëse si hakmarrje për një një tradhëti dashurie. Dhe në fund motivi i celtico-barbarico, me ritet e lashta në pyllin e shenjtë druidik (drui prift i keltëve të lashtë), element i imagjinatës së romanticizmit. Intriga e operës Norma, si e kemi parë, luhet e gjitha mbi alternimin dhe depërtimin e dy planeve: atë publik, që manifestohet në momentet rituale dhe kolektive, dhe atë private, në të cilin veprojnë ndjesitë personale dhe shpërthen konflikti i pasioneve që përfshin Normën, Adalgizën dhe Pollionen.
Email This Klikime: 18
Email This Klikime: 18