Meta: Zaganjori, nuk ka vetem votat e mazhorances
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka kerkuar nga opozita qe ne raundin e trete te votoje kandidaturen e Xhezair Zaganjorit duke dhene nje president te zgjedhur me konsensus. Pas seances se djeshme, Meta u shpreh ne nje deklarate per mediat se kandidatura e Zganjorit ka konsensusin e mazhorances edhe pas rundit te trete duke nenkuptuar dhe votat e LSI. "Une jam i bindur qe kandidatura e z. Zaganjori gezon nje konsensus me te gjere se sa ai i mazhorances parlamentare, pra ne menyre te vecante me opinionin publik apo qofte dhe me partneret nderkombetare. Pra, eshte nje figure teper dinjitoze", tha dje Meta. Ai ka theksuar se ne kete proces, "eshte e rendesishme qe opozita njekohesisht te jete aktive, te beje dhe ajo propozimet e saj dhe te behet pjese aktive e ketij procesi". Duke ju referuar kandidatures se Zaganjorit, Meta ka theksuar se opozita e ka votuar me pare ate si anetar te Gjykates Kushtetuese dhe gjetja e konsensusit nuk duhet te jete e veshtire. "Asnjera pale nuk kerkon nje kandidat te vetin, sepse edhe mazhoranca kerkon nje kandidat te vetin do kishte propozuar nje kandidature politike. Ne rastin konkret kemi te bejme me nje kandidat i cili eshte votuar nga Partia Socialiste perpara shume vitesh si anetar i Gjykates Kushtetuese dhe perderisa nuk ka pasur paragjykime ne ate moment per kete kandidature te jeni te sigurt qe nuk ka as sot", u shpreh Meta. Duke folur per refuzimin ndaj kesaj kandidature, Meta shprehet se ngerci ka ardhur si pasoje e komunikimit mes mazhorances dhe opozites. I pyetur nese mazhoranca do te ishte e gatshme te diskutonte per nje tjeter kandidature, Meta u shpreh se nuk do te ishte serioze per partite qe jane pjese e koalicionit qeverises qe te kalojne ne propozime te tjera. "Natyrisht qe nuk do te ishte serioze per mazhorancen per te kaluar si mazhorance ne propozime te tjera. Sepse propozimi qe mazhoranca ka bere, ka qene i diskutuar gjeresisht dhe i miremenduar dhe nuk ka asnje arsye serioze per te kontestuar kete kandidat te propozuar nga ana e mazhorances", u shpreh Meta. Kreu i LSI-se ka theksuar se kandidatura e Zaganjorit eshte nje kapercim i madh i mazhorances nga qendrimi i saj fillestar, duke larguar garen nga emrat politik. Ai ka theksuar se kjo kandidature perfaqeson standarde per postin e kreut te shtetit dhe opozita duhet te vleresoje kete gje. "Mazhoranca ka bere nje kapercim te madh, i cili duhet vleresuar, duke dale nga kandidaturat politike, te cilat mazhorances natyrisht nuk i mungojne, dhe duke perzgjedhur, pas diskutimit te emrave te tjere gjithashtu, nje figure teper bindese, si kjo e z. Xhezair Zaganjori, me bindjen se perfaqeson standarde te larta per postin e Presidentit por edhe njekohesisht me bindjen qe eshte nje figure qe nuk ka asnje arsye te rendesishme per te mos u pranuar apo per tu kontestuar", u shpreh dje kreu i LSI.
"Takimi Rama-Berisha, zhvillim pozitiv"
Kreu i LSI-se ka vleresuar takimin mes kreut te PS dhe kryeministrit Sali Berisha. Ne konferencen e dhene dje per mediat, Meta theksoi se takimi eshte shprehje e vullnetit per konsensus. "Ne radhe te pare do te doja te vleresoja takimin e mbremshem, midis z. Berisha dhe z. Rama, dhe vullnetin e shprehur perseri nga te dyja palet per te gjetur nje zgjidhje konsensuale. Ne kete drejtim mendoj qe ekzistojne te gjitha mundesite qe kjo zgjidhje te vije ne raundin e trete pasi dhe perqendrimi i te gjithe faktore mendoj qe do te jete me i larte ne ditet qe vijne", u shpreh dje kreu i LSI-se.