E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirushe Hoxha zgjidhet nënkryetare e PDSH-së

Tetovë - Ish-kandidatja për presidente në Maqedoni Mirushe Hoxha, është zgjedhur nënkryetare e Partisë Demokratike Shqiptare. Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime partiake, të cilët bëjnë të ditur se rifreskime të reja do të ndodhin edhe brenda kryesisë partiake. “Kemi një impuls të ri pas fitores sonë në Tetovë. Qëllimi ynë është që të ristrukturojmë degët dhe forumet partiake pas zgjedhjeve të fundit, me ç`rast 80 për qind e udhëheqësive të degëve tashmë drejtohen nga anëtarë të rinj, por gjithashtu jemi të hapur vazhdimisht për ardhje të reja në parti”, bëjnë të ditur pranë selisë së PDSH-së në Tetovë.

Në mbledhjen e nesërme partiake siç bëhet e ditur do të vendoset edhe për aktivitetet e mëtejme partiake por edhe për mundësinë e bojkotimit të seancës së inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nga ana e deputetëve të PDSH-së. Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi tashmë e ka quajtur si jo legjitim për shqiptarët presidentin e ri Gjorgje Ivanov, i cili sipas tij është zgjedhur pa votën shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›