Papa nuk heq këpucët në xhami
Papa Benedikti XVI, gjatë vizitës së tij në xhaminë e Mbretit Husejn Bin Talal në kryeqytetin Amman të Jordanisë, mbajti një fjalim përpara diplomatëve dhe liderëve fetare duke ftuar Myslimanët dhe të Krishterët që të mos lejonin fenë të përdorej për qëllime politike.
Këshilltari për fenë i mbretit të Jordanisë, Princ Gazi Bin Muhammed Bin Tallal, i kujtoi Papës se fjalimi i tij në 2006 ku citonte një perandor bizantin kishte ofenduar myslimanët, por shtoi se deklarata e mëvonshme e Papës se ajo ishte thjesht një citim dhe jo mendimi i tij, ishte vlerësuar nga ana e tyre.
Princ Gazi lëvdoi më pas Papën për gjestet dhe trajtimin miqësor ndaj myslimanëve që pasuan fjalimin e 2006 që pati krijuar pakënaqësi.
Ndërkohë, zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, tha se "Papa këtë radhë nuk i kishte hequr këpucët dhe se s’kishte lexuar lutje në xhami siç kishte vepruar në Xhaminë Blu në 2006 në Turqi, por se kishte mbajtur një qëndrim solemn.”