Çeku: Serbia tenton të prish imazhin e Kosovës
Prishtinë -I ftuar nga Qeveria Kolumbiane Agim Çeku kryetar i PSD-së si përfaqësues i Kosovës në Kongresin ndërkombëtar për demobilizimin dhe integrimin e ish-luftëtarëve është detyruar që ditën e fundit të dëbohet nga ky vend, me kërkesë të Serbisë në bashkëpunim me Interpolin i shpallur si person i padëshiruar. Në konferencë për media, ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku këtë veprim e ka quajturt tendencë të gabuar të Qeverisë së Serbisë për të prishur imazhin e popullit të Kosovës para përfaqësuesëve botërorë.
Çeku tha se Qeveria Kolumbiane nuk ka përfillur fare kërkesën e Sërbisë për të ekstraduar atë në këtë vend , por sipas tij meqenëse Serbia ka kërkesa ditore në Inerpol është dashur të respektohet ky vendim nga qeveria kolumbiane .
Kreut të kësaj partie sipas këtij vendimi nuk i lejohet të hyj në Kolumbi për 10 vjet rresht, mirëpo mbetet që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt në mënyrë që asnjë banorë kosovarë të mos trajtohet si banorë i Serbisë. rtk