“Çeku”, ORA përshëndet angazhimin e qeverisë
Prishtinë -Partia Reformiste Ora ka përshëndetur angazhimin e qeverisë së Kosovës, për mbrojtjen e qytetarëve, duke marrë shkak këtu nga ndalimi i ish-kryeministrit Agim Çeku nga autoritetet kolumbiane. Në një konferencë për shtyp, kryetarja e ORA-s, Teuta Sahatçija ka deklaruar se “kjo jep një imazh të mirë para qytetarëve”. Por në anën tjetër, ajo kërkoi përgjegjësi të Qeverisë, në radhë të parë të ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtuesve të Policisë. Sahatqija ka vlerësuar se Policia e Kosovës ka ndërtuar një imazh të mirë në popull, ndërsa rasti i largimit të provave nga dhoma e sigurt e Policisë – ka ndikuar keq së pari në besimin e popullit në këtë institucion, por edhe në mundësitë e kyçjes së institucioneve tona, Policisë në këtë rast, në ato ndërkombëtare.
Partia Reformiste Ora gjithashtu u ka uruar të gjithë qytetarëve të Bashkimit Evropian Ditën e Evropës si dhe qytetarëve të Kosovës - ku shpreson se edhe ne, në një ardhme të afërm, të jemi pjesë e BE-së.
Anëtarësimi i Kosovës në FMN ndërkaq, sipas Partisë Ora paraqet një të ardhme të mirë për Kosovën - ku për këtë meritë e veçantë është angazhimi i madh i SHBA-ve dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/start