Shpallet programi i Tetorit gjerman 2010
Ashtu si edhe vitet e shkuara ambasada gjermane ne Shqiperi ka bere gati programin e aktiviteteve qe do te zgjasin pergjate gjithe muajit tetor ne Shqiperi. Behet fjale per veprimtarine e pervitshme Tetori Gjerman javet e kultures gjermane ne Shqiperi gjate se cilave celen ekspozita do te kete shfaqje teatrore takime dhe diskutime me tema te ndryshme botime librash e panaire shfaqje filmash etj. Edhe kete vit kemi serish nje motiv te vecante per te shquar dhe celebruar se bashku muajin tetor e bashke me te edhe marredheniet gjermano-shqiptare 20 vjet me pare me 3 tetor 1990 u arrit te rivendosej bashkimi i Gjermanise dhe vala e ndryshimeve politike ne lindje dhe juglindje te Europes mberriti edhe ne Shqiperi. Per te dyja vendet Gjermanine dhe Shqiperine viti 1990 ishte viti i permbysjes dhe i hapjes lexohet ne faqen e internetit te ketij aktiviteti fjala e ambasadores gjermane ne Tirane Carola Mueller-Holtkemper. Shfaqja teatrore Emil dhe detektivet eshte e para qe do te cele programin e gjate te tetorit gjerman i cili nis me 27 shtator e do te perfundoje me 3 nentor me filmin Cdo njeri hesht per dicka tjeter.