E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimoret kontroll per abuzime me cmimet e teksteve shkollore

Fier Gjobitet nje subjekt vijon kontrolli

Te gjitha pikat e shitjes se librit shkollor ne Qarkun e Fierit po kalojne ne siten e autoriteteve tatimore. Prej dy ditesh Drejtoria Rajonale e TatimndashTaksave dega Fier ka nisur nje kontroll te imtesishem ne te gjitha pikat e shitjes se librit shkollor jashte ambienteve te shkollave. Kontrolli ka nisur pas ankesave te mberritura ne dyert eDrejtorise Rajonale te Tatimeve Fier per vendosje te cmimeve abuzive te librave shkollore.

Menjehere pas marrjes se ketyre ankesave nga prinderit e dhjetera nxenesve grupi i Task Forces se kesaj drejtorie ka nisur kontrollet fillimisht ne zone e Cakranit ku edhe ankesa ka ardhur nga me shume se nje person. Konfirmohet zyrtarisht se ne kete pike shitjeje ne Komunen e Cakranit rrethi Fier tatimoret kane konstatuar shkelje flagrante dhe kane vendosur gjobe. Shkelja qe grupi i kontrollit konstatoi gjate kontrollit te ushtruar ne kete pike shitjeje diten e merkure ishte mosafishimi i listes se cmimeve. Pikerisht per kete arsye ky subjekt fizik eshte gjobitur me 35000 leke ka thene kreu i Tatimeve Fier Albert Malaj. Nderkaq mesohet se kjo drejtori ka marre kodet e faturave te blerjes se librave per tu verifikuar me ato te shitjes. Nese keto fatura nuk do te perputhen atehere do te nisin veprime te tjera ndeshkuese per fshehje te fitimit evazion fiskal. Kontrolli eshte shperndare edhe ne qytetin e Fierit e Lushnjes. Nga te njejtat burime mesohet se nje prej pikave te shitjes ne qytetin e Fierit ka rezultuar ne rregull ndersa pika tjeter eshte ende ne proces verifikimi. E njejta gje mund te thuhet edhe per Lushnjen ku nuk ka ende asnje raport zyrtar per keto kontrolle.Keto te fundit do te vijojne edhe javen e ardhshme deri ne identifikimin e cdo pretendimi te ngritur nga prinderit e nxenesve te shkollave publike kryesisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›