E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kritikon arsimin profesional e kërkon më shumë arritje ndaj tij

Kreu i qeverisë ka kritikuar arritjet e deritanishme në arsimin profesional, e ka kërkuar më tepër prej tij. Lidhur me këtë problem, kryeministri Berisha ka kërkuar vëmendjen maksimale nga ministritë përkatëse që të shqyrtojnë se çfarë po ndodh konkretisht në këtë fushë, ku cilësia e shkollimit lë shumë për të dëshiruar. Shpërndarja e shkollave dhe profesioneve nuk i përgjigjet plotësisht nevojave të ekonomisë dhe tregut, si dhe cilësia e shkollimit profesional lë për të dëshiruar. Mirëpo, ky është një objektiv jetik dhe një drejtim themelor i arsimit, ka vijuar fjalën e tij, kryeministri Berisha. Edhe pse sipas kreut të shtetit janë bërë përpjekje serioze për hapjen e shkollave të reja profesionale dhe zgjerimin e kapaciteteve të shkollave ekzistuese, sërish përqindja e nxënësve që ndjekin këto shkolla është tepër e vogël, rreth 22 për qind e numrit total në një kohë kur objektivi duhet të jetë së paku 40 për qind. Sipas tij, edhe shpërndarja e shkollave dhe profesioneve nuk i përgjigjet plotësisht nevojave të ekonomisë dhe tregut, si dhe cilësia e shkollimit profesional lë për të dëshiruar. Ne jemi një vend i lirë dhe është e vështirë ti kthehemi praktikave të vjetra, që ti detyrojmë siç bëhej dikur. Kjo nuk do të ndodhë, por është e domosdoshme që ne ti nxisim të rinjve dëshirën për profesionet dhe arsimin profesional. Këtë seleksionim, i cili bëhet me vullnetin e vetë nxënësve, duhet të përpiqemi ta ndikojmë, ndoshta që në arsimin parashkollor, duke nxitur dëshirën e tyre për një arsim profesional. Ne nuk mund të pranojmë që kjo të bëhet një mur për mospërshtatjen e arsimit tonë me kushtet e tregut, është shprehur Berisha, i cili ka cilësuar normale faktin që nxënësit në tërësi preferencën e kanë për të ndjekur arsimin e përgjithshëm në raport me atë profesional, është shprehur kreu i qeverisë. Duke e vlerësuar arsimin profesional si një domosdoshmëri për t`iu përgjigjur kërkesave të tregut, Kryeministri u shpreh se ky objektiv do mund të realizohet në saj të një bashkëpunimi të ngushtë dhe një partneriteti intensiv të ministrisë së Arsimit dhe ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, me qeverisjet vendore, bashkitë dhe komunat e vendit. Janë ato, të cilat më mirë së kushdo tjetër, njohin nevojat e tregut në rajonin dhe në zonën e tyre. Shpresoj që një bashkëpunim i ngushtë midis dy ministrive dhe autoriteteve vendore do të mund ti japë vendit një platformë që të kapërcejë vështirësitë, një platformë e cila do të rrisë me shpejtësi përqindjet e nxënësve në shkollat e mesme që ndjekin arsimin profesional, u ka theksuar kreu i qeverisë duke e përjashtuar këtë fakt nga problemi financiar. Sipas tij qeveria është e vendosur të krijojë edhe një zë tërësisht të veçantë buxhetor për arsimin profesional. Këto deklarata, kreu i qeverisë i ka bërë në punimet e konferencës kombëtare me temë Drejt një Arsimi dhe Formimi Profesional Tërheqës dhe pranë Botës së Punës, e organizuar nga Grupi Donator DACHPLUS, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›