E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberi i rikthehetstërvitjes passkandalit seksual

MYNIH- Frenk Riberi zhvilloi seancën e parë stërvitore me Bajernin e Mynihut, që pas shpalljes si i pandehur autoritetet franceze me akuzën e raporteve seksuale me një prostitutë të mitur. Të gjithë në Mynih dhe në Francë janë kuriozë të shohin ndikimin që do të ketë ky skandal në lojën e Riberi, i cili rrezikon deri në 3 vjet burg në rast se shpallet fajtor.

E megjithatë, skandali seksual nuk është se u intereson shumë tifozëve të Bajernit, që në seancën e parë e kanë përkrahur idhullin e tyre. “çështjet e tij private, janë private, ato nuk kanë të bëjnë me futbollin. Për ne ka rëndësi që të luajë mirë me Bajernin”, thotë një tifoz për Reuters. “Kjo është një çështje private, Riberi mund të bëjë çfarë të ketë dëshirë, kryesore për ne është që të luajë mirë”, shton një tjetër. “Ky problem i përket Francës dhe nuk ka lidhje me Bajernin. Mendoja se kishte përfunduar, por francezët ndoshta e rihapën çështjen pas asaj çfarë ndodhi në Botëror”, dyshon një tjetër tifoz. Ndërkohë edhe drejtuesit e Bajernit të Mynihut i kanë dalë në mbrojtje futbollistit të tyre, pas hetimit të nisur nga Prokuroria. Presidenti Rumenige ka deklaruar se francezët po kërkojnë të gjejnë një kokë turku pas dështimit të kombëtares në Botëror, ndërsa avokatja e Riberi e quajti klientin e saj të pafajshëm, përderisa prostituta e quajtur Zahia Dehar, e kishte gënjyer për moshën.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›