Misioni i BE: Votim i hapur për arrestimin e deputetëve
Prokuroria e Përgjithshme, Unioni i Gjyqtarëve dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kanë dhënë dje dritën jeshile miratimit të ndryshimit të Kushtetutës për kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve.
Seanca e djeshme e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve është përqendruar fillimisht në pyetjet ndaj ekspertëve të misionit të PACA-s dhe EURALIUS, që pohuan dje se drafti i heqjes së imunitetit i propozuar nga maxhoranca është i njëjtë me atë të përgatitur nga ky mision. Tilman Hoppe, ekspert i PACA-s, u shpreh se Propozimet e dy partive i arrijnë qartë standardet që ne duam të kemi. Propozimi i PD-së na bën të lumtur se është propozuar nga EURALIUS, ndaj themi se na duket më i përshtatshëm, megjithatë edhe propozimi tjetër i PS i arrin standardet europiane.
Për më shumë lexoni në numrin e sotër print të Gazetës Panorama, sugjerimet e misionit të PACA-s dhe EURALIUS si dhe debatin e plotë në Këshillin e Legjislacionit.