“Opozita e ka paranojë çështjen e Prokurorit - po tregohet naive me kushtëzimin e heqjes së imunitetit”

Flet ish-deputeti i PS-së, Kastriot Islami
Ish-deputeti i partisë Socialiste, Kastriot Islami është shprehur se mashoranca ka kapur kartën radikale të luftës kundër korrupsionit, ndërsa opozita nuk ka asnjë hapësirë për ta bërë atë. “Mazhoranca me modelin saj për heqjen e imunitetit tenton të kapë maksimalisht kartën e luftës radikale kundër korrupsionit, opozita nuk ka më hapësirë të kapë ndonjë kartë më të vogël. Është e vështirë, por nëse do të shkohej në një rrugë të ndërmjetëm me një opsion mes PD dhe PS, kjo do të ishte për klasën politike që bien dakord do të jepej një mesazh që forcat politike po merren vesh”, u shpreh Islami
Ndërkohë deputeti Islami nënvizoi se bashkëpunimi i dy partive të mëdha do të jepte më në fund dritën jeshile të marrjes së statusit të vendit kandidat, por theksoi se për luftën kundër korrupsion duhet më shumë punë sesa heqja e imunitetit. “Gjetjen e konsensusit të dy palëve do të ishte një gjë e mirë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kjo çështje (heqja e imunitetit) nuk e zgjidh përfundimisht luftën kundër korrupsionit sepse lufta kundër korrupsionit është më e gjerë sesa kaq”, theksoi Islami .
I pyetur në lidhje me propozimin e PS-së për votimin e gjyqtarëve me shumë të cilësuar (3/5), deputeti Islami e quajti të paarsyeshme qëndrimin e partisë Socialiste për të ndërhyrë në Kushtetutë dhe në kapituj të tjerë. “Ka dy vjet që diskutohet çështja e heqjes së imunitetit dhe nuk është korreluar çështja e drejtësisë... sepse kjo çështje duhet të ishte diskutuar në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 për një balancë tjetër, theksoi Islami. Sipas tij, opozita është naive sepse duhet t’i ketë menduar në 2008 në ndryshimet kushtetuese për emërimin e prokuroret dhe gjyqtarëve pasi presidenti i Republikës mund të zgjidhej pas raundit të 3-të me 70+1 vota”, vijoi deputeti Islami.
Gjithashtu Islami deklaroi se “PS-ja ka paranojë për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sepse si Edi Rama ashtu dhe Sali Berisha e dinin mirë se presidenti mund të zgjidhje me 71 vota pas raundit të 3-të. Kjo është kushtetuese”.
Në fund deputeti Islami bëri apel që zërat ndërkombëtarë duhen dëgjuar sepse kërkojnë prosperitet për vendit. “Ambasadori amerikan dhe trojka në përgjithësi ka thënë se duhet të votohet me 6 gusht dhe kjo nuk duhet shmangur dhe neglizhuar. Ata janë të interesuar për prosperitet dhe një vend që të zhvillohet”, është shprehur Islami.