E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 mijë në San Siro, mungon Murinjo

Festa

Pas festës së Madridit skuadra e Interit ka zbarkuar rreth orës 5 në aeroportin e Malpensës në Milano. Kupa është në krahët e kapitenit Zaneti, por nga avioni nuk ka zbritur Zhoze Murinjo, i cili ka qëndruar në Madrid. Rrugët dhe sheshet janë të mbushura plot më njerëz që festojnë. Të gjithë u zhvendosën në stadiumin e qytetit, San Siro, ku rinis festa e shtëpisë. Të parët hyjnë Zaneti e Materaci. Shpërthejnë tifozët dhe fishekzjarrët, ndërsa altoparlanti sinjalizon “Pazza Inter”. Mes duartrokitjesh dhe brohoritjesh skuadra bën një xhiro të gjatë në fushë duke ekspozuar kupën. Mes lojtarëve më të duartrokitur është Milito.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›