E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër emra në garë për pankinën

Inter

Sipas edicionit të djeshëm të “La Gazzeta dello sport”, Sinisha Mihajloviç mbetet kandidati numër një për të zëvendësuar Zhoze Murinjon në pankinën e Interit. Tekniku serb i Katanias e ka ndjekur finalen nga Bernabeu. Ndërkohë që po ngrihen gjithnjë edhe më shumë kuotat për Fabio Kapelon. Më në distancë ndjekin Benitez dhe Hidink, ndërsa përfliten ende edhe emrat e Spaletit, Guardiolës dhe Rijkardit. Sikurse mësohet nga shtypi spanjoll, Interi ka kontaktuar tashmë me menaxherin e trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, Hosep Maria Orobitg. Por El Mundo Deportivo thekson së për teknikun interesohet edhe Milani.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›