E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ish-komandanti i Xhihadit Islamik në Shqipëri

Arrestohet ish-komandanti i Xhihadit Islamik në Shqipëri. Mohamed al-Zavahiri është vëllai i personit numër 2 në rrjetin terrorist të Al Kaidas, Ayman al Zavahiri
 

Burime policore bënë të ditur për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, se “në Egjipt është riarrestuar pak pas lirimit ish-komandanti i aktiviteteve të Xhihadit Islamik në Shqipëri dhe në Bosnjë”.
 

Mohamed al-Zavahiri, është vëllai i personit numër 2 në rrjetin terrorist të Al Kaidas, Ayman al Zavahiri, i cili besohet se është në arrati së bashku me Osama Bin Ladenin. Mohamed Al Zavahiri qëndroi në burg për 10 vjet.
 

Tani ai do të dalë para një gjyqi ushtarak, për të rivlerësuar përzierjen e tij në ngjarjet e vitit 1998.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›