Misioni i ri i BE-së në Mitrovicën e veriut
MITROVICE- Bashkimi Evropian hap zyrtarisht një mision të ri të tij në veri të Mitrovicës. Shtëpia e BE-së, ka për synim të shtendosë marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës.
Misioni do të drejtohet nga ambasadori italian në Prishtinë, Michael Giffoni, i cili u emërua vitin e kaluar si përfaqësues i BE-së për veriun.
Ai do të bashkëpunojë edhe me EULEX-in dhe Komisionin Evropian.
Shtëpia e BE-së nuk do të përfshijë Zyrën Civile Ndërkombëtare. Zoti Giffoni ka thënë për BBC-në se misioni i tij nuk ka të bëjë me strategjinë e autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre vendore për integrimin e veriut, por ai nuk është në kundërshtim me të.
Zyrtarët evropian kanë thënë se që nga fillimi nuk kanë pasur pengesa nga Beogradi për hapjen e këtij misioni në veri të Mitrovicës, ndërkohë që përfaqësues serbë në këtë pjesë e kanë kundërshtuar atë.
Qeveria e Kosovës ndërkaq e ka cilësuar misionin e ri evropian si një mbështetje që i jepet institucioneve vendore për vendosjen e ligjshmërisë në veri.
(bbc/balkanweb)