E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrolifera, padi qeverisë në Gjykatën e Koncesioneve

VLORE- Kompania italiane e depozitimit dhe magazinimit të gazit në Gjirin e Vlorës, Petrolifera paralajmëron qeverinë shqiptare se do ta padisë në gjykatën e Koncensioneve në Francë për shkak të penalizimit- sipas tyre- të padrejtë nga ana Autoritetetit të Koncurencës.

Më 10 mars të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi se “La Petrolifera, nëpërmjet kontratës të lidhur me ndërmarrjen “Kalaja sh.p.k”, ka kufizuar të drejtën e operatorëve të tjerë që ushtrojnë veprimtari importi dhe tregtimi me shumicë të gazit të lëngshëm, pasi ia ka kaluar këtë “lehtësi esenciale” vetëm subjektit në fjalë, pra ngarkim-shkarkimin dhe depozitimin e GNL-së në territorin e Gjirit të Vlorës”. Si pasojë, Autoriteti ka vendosur një afat prej pesë ditësh, pas të cilit, në rast mosndryshimi të situatës, ai do të ndëshkohet me një gjobë 2-10% të xhiros vjetore.

Në një intervistë për NEWS24 drejtori i terminalit të hidrokarbureve në Vlorë zoti Gazmend Shalsi akuzon autoritetet shqiptare për arbitrazim dhe shton se nëse cështja nuk do zgjidhet me mirëkuptim atëherë e vetmja rrugë mbetet drejtimi në gjykatën e Koncensioneve në Francë

„Neve jemi firmë që zbatojmë ligjin, por jemi ëpr zgjidhje me mirëkuptim të problemeve fallco, e përsëris që janë fallco dhe jo reale. Në fund të fundit ne do kërkojmë të drejtën tonë në organizmat ndërkombëtarë.”- deklaroi Zoti Shalsi.

Drejtori i terminalit të "Petrolifera"-s në Vlorë është shprehur i shqetësuar lidhur me masat më të fundit që Autoriteti i Konkurrencës ka marrë në drejtim të Petroliferës Italo-Shqiptare pak ditë më parë, ku përfshihet detyrimi që të mos respektojë kontratën me kompaninë importuese të gazit të lëngshëm, me të cilën është lidhur një kontratë që prej qershorit të vitit të kaluar.

Në intervistën për TV NEWS 24, Shalsi shprehet se pas akuzave të ngritura për "oligopol" nga Autoriteti i Konkurrencës janë firmat e tjera të gazit, të cilat nuk kanë pranuar ofertat e Petroliferës për të marrë depozita gazi me qira në kohën e duhur, ndonëse ekzistojnë dokumente të qarta për një letërkëmbim që ka mbetur pa përgjigje.

„Ky institucion abuzon me shifrat, duke minimizuar në dy mundësitë e hyrjes së GLN-së (gaz i lëngshëm natyror) në Shqipëri..... Kapaciteti total i depozitimit të GLN-së në Shqipëri është rreth 48.000 metër kub. Nga këto, Petroliferës i takojnë 4.900 metra kub dhe Porto Romanos rreth 10.000 metra kub. Dhe, nëse është e vërtetë që ne posedojmë 10 për qind të depozitave në Shqipëri dhe kryejmë 55 për qind të importeve, kjo na bën krenarë për investimin, mirëmenaxhimin dhe politikën e kompanisë sonë.”- sqaron Shalsi.

Sipas tij kompanitë jokontraktuese kërkojnë thjesht të kryejnë shkarkime nga anijet-cisternë në autobote. Shalsi shton se çdo kompani mund të punojë nëpërmjet Petroliferës, duke lidhur kontratë për ndërtimin e sferave depozituese, në një kohë kur kapacitete për ndërtimin e tyre ekzistojnë edhe për tetë të tjera.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›