E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miskja Nenen e vrava se me hodhi kripe ne gjelle

Burg perjete ishte pretenca e kerkuar nga Prokuroria Elbasan per Haki Miskjan te mbiquajtur vrasesi ne seri i Prevalles. Miskja akuzohet per vrasjen e kater shtetasve mes te cileve gruas nenes dhe njerkut. Kryeprokurori i Elbasanit Elvin Gokaj dhe prokurori Binas Nina kane ngritur ndaj Haki Miskes akuzat e vrasjes me dashje ne rrethana cilesuese te dy ose me shume personave.

Autori me banim ne Pervalle u paraqit para trupit gjykues ne seancen e parafundit. Pas me shume se nje vit hetimesh dhe ne fund edhe te ekspertimit neuropsikiatrik u arrit ne konkluzionin se Haki Miska i ka kryer vrasjet me vetedije te plote dhe me pas ka fshehur edhe provat e krimit. Edhe gjate marrjes ne pyetje Haki Miska pranoi tre nga kater vrasjet per te cilat akuzohet dhe tentativen e vrasjes se vajzes se tij Besiana Miska. Para trupit gjykues ai shpesh ka deklaruar se kam bere disa vrasje me lini te vdes.
Ne seancat e zhvilluara gjate vitit te kaluar dhe kete vit Haki Miska tregoi se e vrau ish-bashkeshorten e tij Mimoza Miska pasi ajo e tradhtonte me nje burre nga fshati. Gruan time Mimozen e vrava pasi me tregoi se me tradhtonte me nje burre ne fshat. Kur u ktheva nga Greqia gjeta ne dhomen e gjumit nje pale kepuce. Kur rame ne gjume filluam te grindeshim. Fillova ta qelloj me grushte dhe shkelma. Nga dhimbjet me tregoi se me ke me kishte tradhtuar. Ne oret e para te mengjesit e mbeshtolla me batanije dhe e dergova tek vendi i quajtur Lugu i Miskut.
Aty hapa nje grope dhe e futa ne varr. Ne mengjes femijeve u thashe se mami eshte larguar nga shtepia dhe ka ikur ne drejtim te paditur. Pas dy ditesh shkova ne polici dhe kreva denoncim per zhdukjen e saj. Askush nuk dyshoi dhe hetuesit nuk munden ta zbulonin.
Haki Miska deshmoi se nje vit me vone masakroi ish-njerkun e tij Gani Brugu. Ganiu ishte njerku im i martuar me nenen time Dije Brugu. Nje dite i gjeta te dy duke punuar ne parcelen time.
U afrova dhe i thashe qe kjo eshte toka ime. Por ai me tha se kam pjesen e gruas. U grindem dhe une nisa ta qelloj me grushta dhe shqelma. E rraha rende duke e lene pa ndjenja. Aty ishte edhe nena ime Dija. E moren dhe e cuan ne spital. Pas kater ditesh vdiq ne Tirane. Ne marreveshje me nenen time deshmuam ne polici sikur ai ra nga kumbulla dhe koka i ra ne gur.

Nje vit me pare Haki Miska ekzekutoi me sopate nenen e tij Dije Brugu. Nenen e vrava se me hodhi kripe ne gjelle. Nena me vajzen ishin ne kasollen e bagetive dhe erdhi e duke me share me hodhi nje grusht me kripe ne gjelle. Une i hodha pjaten fytyres. Vendosa te iki te pi nje kafe ne lokalin e fshatit. Por kur po dilja ajo me qelloi me nje dru ne koke. Atehere i nxehur mora sopaten dhe e qellova disa here derisa vdiq.
Ne ate kohe vajza nderhyri per ta shpetuar. Por i nxehur qellova edhe ate. Pasi e vrava mora sopaten te cilen e hodha 10 metra larg shtepise. Pasi u fsheha ne mal u afrova serish afer shtepise duke qendruar i fshehur ne nje kasolle. Aty mora rroba dhe ushqime dhe ika.
Haki Miska ka mohuar qe te jete autor i vrasjes se mesuesit te fshatit Qamil Lluka. Nuk e kam vrare une Qamilin. Me sa kam degjuar ai ka rreshkitur dhe ka rene nga lartesia ne humnere. Kaq di per kete ngjarje ka deshmuar ne polici dhe gjykate vrasesi i Librazhdit. Edhe pse ka pranuar vrasjet Prokuroria ka vendosur te kerkoje burgim te perjetshem per 51-vjecarin. Burime nga trupi gjykues pohuan se do te lene ne fuqi kerkesen e Prokurorise pasi ne kete rast behet fjale per nje person me rrezikshmeri te larte e qe eshte autor i disa vrasjeve radhazi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›