Vlore tritol me telekomande 37-vjecarit

VLOR - Nje i vdekur dhe tre te plagosur eshte bilanci i shperthimit te nje automjeti tip Opel me targa te huaja Ax 646 DT ne mes te qytetit te Vlores ne zonen e Skeles. Shperthimi i forte qe eshte ndier ne gjithe zonen e Skeles mbertheu ne panik sidomos kalimtaret e shumte dhe persona te tjere qe ndodheshin ne lokalet ngjitur pasi ne oret e paradites zona eshte nder me te populluarat.
Burime nga spitali rajonal konfirmuan vdekjen e Renato Abazit 37 vjec i cili ishte drejtuesi i mjetit. Sipas burimeve Abazi mberriti i vdekur ne spital pasi shperthimi e kishte prere trupin e tij.
Ndersa tre te plagosurit e tjere mes te cileve nje femije qe ishte ne makine dhe nje kalimtar i rastit kane marre ndihme mjekesore nga bluzat e bardha te spitalit rajonal te Vlores.
Sipas njoftimit zyrtar te Drejtorise se Policise se Vlores ne spital ndodhet ne gjendje te rende Maringlen Dani ndersa Gerti S. dhe Galitano Z. paraqesin demtime te lehta djegie kryesisht ne gjymtyre.
Gjithashtu policia beri te ditur se nga hetimet e deritanishme rezulton qe ngjarja ka ardhur si rrjedhoje e nje hakmarrje te mundshme per veprimtarine e shtetasit Renato Abazi duke mohuar ndonje lidhje me procesin zgjedhor. Mesohet se viktima Abazi kishte ne administrim nje pike bastesh jo shume larg vendit te ngjarjes. Teksa eshte gjendur shume shpejt ne vendngjarje por me nje situate qe me shume se nje ngjarje aksidentale fliste per nje akt terrorist policia ka nisur identifikimet e para nepermjet targes se makines.
shte mesuar se ajo ishte ne pronesi te Renato Abazit dhe me pas eshte zyrtarizuar se ishte ai viktime e shperthimit. Perqendrimi i lendes se vendosur mbi te hodhen dyshimet e para se behej fjale per nje sulm te mundshem ndaj tij nderkohe qe ne makine kane qene edhe dy persona te tjere njeri prej tyre femije 6-vjecar.
Deshmitaret
Mjeti ishte duke u parkuar ne momentin e shperthimit dhe fill pas tij deshmitare thane se femija ka dale vete nga mjeti duke hapur shpejt deren e tij. Dikush me pas i ka dhene uje per te ulur paksa tronditjen dhe percjelle shpejt ne spital. Po keshtu eshte transportuar dhe nje nga te plagosurit qe gjendej ne sedilen e pasme te makines.
Nje i ri rreth 22 vjec tregon se ka qene vete qe ka terhequr viktimen. Desh u dogja dhe nuk mbaj mend cfare kam bere nga tronditja por terhoqa menjehere shoferin i cili ishte shperfytyruar nga shperthimi dhe ka bere dy here oh brenda ne makine pastaj humbi.
Gjurmet e gjakut dukeshin edhe ne rrugen paralel ku gjendej mjeti i cili pas shperthimit eshte gjendur ne flake. Flaket jane shuar nga mjeti zjarrfikes nderkohe qe deshmitaret kane shpjeguar se kane qene pasoje e nje shperthimi te dyte brenda mjetit.
Ne vendngjaje mberriten drejtori i Drejtorise se Policise se Vlores Ylli Metko drejtues sektoresh ne kete institucion si dhe punonjes ne kete drejtori qe jane angazhuar jo vetem me shqyrtimin e provave marrjen e deshmive por edhe nisjen e menjehershme te hetimeve per ngjarjen e rende. Deri ne oret e pasdites specialistet qene ne vendngjarje ne mbledhjen e provave por edhe gjithe detajeve te cilat mund te ndihmojne ne zbardhjen e skenarit dhe identifikimin e autoreve. Pasdite eshte hequr nga rruga edhe mjeti nderkohe qe segmenti eshte mbajtur i bllokuar rrethuar nga shiriti duke devijuar edhe trafikun.
Njoftimi zyrtar Ngjarja per hakmarrje
Policia ka dale me nje njoftim per shtyp ku ben me dije se dyshimet kryesore jane per nje hakmarrje te mundshme. Ne njoftimin e policise thuhet
Rreth ores 11.30 te dites se sotme date 28.04.2011 nga strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Vlore eshte marre informacioni se ne vendin e quajtur Rrethi i Skeles ne qytetin e Vlores ka ndodhur shperthimi i nje mjeti. Menjehere ne vendngjarje jane derguar sherbimet e policise dhe grupi hetimor me qellim zbardhjen e ngjarjes dhe organizimin e punes per identifikimin e kapjen e autoreve te saj.
Nga kryerja e veprimeve te deritanishme hetimore rezulton se nga shperthimi me lende plasese eshte demtuar mjeti Opel veture me targa te huaja Ax 646 DT me drejtues shtetasin Renato Abazi i cili ka humbur jeten.
Po ashtu ka mbetur i demtuar rende shtetasi Maringlen Dani si dhe jane demtuar lehte dy shtetas te tjere perkatesisht 6-vjecari Gerti djali i Maringlenit dhe Galitano Z. kalimtar te cilet jane derguar per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore prane Spitalit Rajonal Vlore.
Nga hetimet e deritanishme rezulton qe ngjarja ka ardhur si rrjedhoje e nje hakmarrje te mundshme per veprimtarine e shtetasit Renato Abazi dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.
Nga strukturat e Policise se Shtetit dhe grupi hetimor vazhdon puna intensive per dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarje si dhe identifikimin e kapjen e autoreve te saj.
Drejtori i policise Po punojme
Kontaktuar drejtorin e policise se Vlores ne lidhje me pisten qe zyrtarizon policia ai shprehet se viktima merrej me nje pike lloto po punohet nga grupi operativ per zbardhjen e ceshtjes dhe per te vertetuar se ckonflikte ka pasur. Per kete ngjarje deri ne oret e pasdites jane shoqeruar disa persona te cilet kane qene ne vendgjarje e pasi jane pyetur jane lene te lire serish. Po punojme qe te zbardhim sa me shpejt kete ngjarje e cika ka tronditur jo vetem banoret e Vlores por te gjithe komunitetin shqiptar.
Ne momentet e para nuk eshte perjashtuar edhe shperthimi nga impianti i makines por shume shpejt kjo piste u hodh poshte nderkohe qe ne provat e gjetura eshte edhe nje sasi tritoli e pashperthyer. Lenda e vendosur ishte perqendruar ne sedilen e drejtuesit te mjetit cka ka rritur dyshimet per nje sulm personal ndaj tij. Gjithsesi blute jane te rezervuar me detaje pervec atyre zyrtare per shkak te hetimeve.
Hetimet
Burime nga policia bejne me dije se ne makine kane qene tre persona viktima nje shoku i tij dhe nje femije. Te plagosur kane mbetur personi qe ndodhej ne makine me viktimen si dhe dy kalimtare qe jane ndodhur prane zones se shperthimit.
Policia ka qene e rezervuar ne te dhenat e detajeve por edhe nuk ka bere me dije deklarime nga te demtuarit apo deshmite per shkak te hetimeve.
Specialiste qe kane qene ne vendngjarje gjate mbledhjes se provave thane se mund te behej fjale per nje aktivizim te ndihmuar nga celular.
Dyshimet per kete kane ardhur nga provat perreth zones. Nder te tjera pati nje sasi te vogel tritoli e paaktivizuar si dhe copa celulari. Gjetja e ketyre te fundit ka perforcuar dyshime se mund te behej fjale per nje aktivizim te lendes plasese permes celularit.
Lenda mendohet te jete vendosur poshte sediles se drejtuesit cka ka bere qe gjithcka te ishte perqendruar tek viktima.
Ende nuk dihet cfare konflikti mund te kete pasur viktima ne kohe me te largeta per zbardhje te te cilit gjithashtu jane marre ne pyetje shume persona. Aktualisht per ngjarjen jane angazhuar edhe struktura te larta kunder krimit te organizuar.