Miss Kosova merr titullin “Miss Fotogjenia”

Mes 89 bukurosheve të ardhura nga shumë vende të botës, Miss Kosova Universe Diana Avdiu ka fituar cmimin ‘Miss Fotogjenia” në këtë konkurs bukurie.
19 vjecarja e cila cilësohet një pretendente kryesore edhe për kurorën e më të bukurës ka fituar përvec këtij cmimi edhe kontrata të shumta me angjensinë “Tramp Model” si edhe para.
Këtë lajm e konfirmoi moderatori i njohur Labinot Gashi, i cili vazhdon ta shoqërojë edhe në Amerikë duke u gëzuar me suksesin e vajzës e cila e nisi karrierën në programet e tij.
Urojmë pse jo që në natën finale më 19 Dhjetor Kosova me bukurinë e Diana Avdiut të fitojë titullin më të madh./Indeksonline/