Rihanna i jep ultimatum Chris Brown

Drama, Rihanna dhe Chris Brown po vazhdon me zhvillime të reja, e në këtë rast jo në favor të këngëtares nga Barbadosi. Këto ditë, Chris, ka publikuar në rrjetin social, Instagram disa fotografi të (ish) së dashurës, Kaurreche Tran.
Kjo gjë pa dyshim se e ka zemëruar Ririn por, ajo nuk ka reaguar lidhur me këtë rast vetëm se gjatë tërë kohës,këngëtarja ka publikuar pjesë inpsiruese nga bibla, gjë të cilën e bën vazhdimisht
Para disa ditësh, Chris ishte në Paris ku u pa i shoqëruar me Kaurrechen e kjo gjë e ka lënduar Rihannan. Sipas një burimi, Rihanna i ka dhënë ultimatum Chris dhe kësaj radhe ajo e ka seriozisht.
“Chris duhet të ndaloj këtë lojë para se ajo të largohet përgjithmonë dhe kësaj radhe Rihanna nuk po luan. Ajo e do shumë atë dhe ai di këtë gjë por, në këtë rast bëhet fjalë për zemrën e saj dhe Chris këtë gjë po e shfrytëzon. Ajo vërtetë është lodhur”, ka thënë një burim.
Ndërkaq, sa i përket Kaurreche-s, krejt çfarë do ajo është që Chris ta përfundojë turneun e tij dhe të kthehet në Los Aangelos në mënyrë që të shohin se çfarë do të bëjnë me njëri tjetrin.
“Asaj nuk i interson se me kë ai e tradhton përderisa kthehet prapë tek ajo”, ka thënë burimi./Indeksonline/