E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miss World Armina Mevlani, në rrethin e 20 konkurueseve

Autori i Lajmit: Redaksia
Vetëm rrethin e 20 vajzave më të bukura në botë ka arritur të prekë Armina Mevlani, bukuroshja shqiptare që na përfaqësoi në “Miss World 2009”. Në këtë konkurs bukurie Armina arriti të ishte në vendin e 15. Ndërkohë që bukuroshja e Gjibraltarit Kaiane Aldorino është fituesja Miss World 2009, pasi Puja nga India një bukuroshe fantastike, përsëri nuk arriti të përfundojë në kurorën Miss World - Miss Bota. Dy-procesionet globale, që u mbajtën këto ditë në Afrikën e Jugut, ku vitin e ardhshëm do të mbahet edhe Kupa e Botës në Futboll "Afrika e Jugut 2010, u fitua nga Kaiane Aldorino e Gjibraltarit. Veshur me një fustan të bardhë me lidhëse në shpatulla dhe në shpinë, në mbrëmjen finale, e gjatë dhe e bukur si një "statuje gjigande" ishte ofruar si më e kërkuar, pas fronit të kurorës me gurë diamanti që njeh fituesen e Miss World për vitin 2009, dhe është kontesti i fundit i bukurisë së femrave për këtë vit. Gjatë kohës së festimit të marrjes së kurorës ajo ishte e emocionuar nga konfeti i argjendë i kurorës. Kur emri i saj u njoftua, se ajo ka fituar Miss World, ajo menjëherë me dy duart e saj në gojë e duke "qarë" filloj duke thënë: "Unë nuk kam fjalë - Unë nuk kam fjalë." Kur u pyetën për të përshkruar ndjenjat e saj, ajo tha: "Unë jam me të vërtetë të lumtur." Sipas vlerësuesve ajo u shpall fituese sepse kishte joshur të gjithë për atë që ajo kishte fituar konkursin paraqitja e saj me rroba të holla banje. 23-vjeçarja nëpunës e "vjetër" administrative në Gjilbratar, i cili është një nga territoret britanik në majat e Gadishullit Iberik, hyri në finale me shumë shpresë. Ajo ishte një nga më të preferuarat, ose siç i thërrasin ata që i dhanë vlerësimin "e nxehtë" . Ajo mundi shtatë konkurrentë të tjerë në raundin përfundimtar të cilat po vraponin edhe ato për të ia hequr kurorën asaj. Runner-up pra fituesi i vendit të dytë, ishte Tatum Keshëar e vendit pritës, pra Afrikës së Jugut, edhe ajo ishte gjithashtu shumë e famshme në trupin e saj elegant dhe të "ëmbël" por ja që të gjitha nuk mund të fitonin. First runner-up pra shoqëruesja e parë siç quhet në këtë konkurrim u shpallë Miss Meksika, Perla Beltran Acosta. Ashtu si fitues të tjera prestigjioze në titullin e kaluara, Aldorino nuk pranojë të flasi rreth planit të menjëhershëm të saj për në të ardhmen. Ajo u mjaftua vetëm me këto fjalë "Unë do të përpiqem të bëjë më të mirën që unë mundem pikërishtë tani që kam mundësi dhe përparësi," tha ajo. Në kontekstin e bukurisë ku morën pjesë vajzat më të bukura të 112 vendeve, vendin e dytë e zuri bukuroshja nga Meksika kurse vendin e tretë ajo e Afrikës së Jugut. Në këtë kontekst tërhoqi vëmendjen një vajzë e re e cila përfaqësonte Anglinë dhe që ishte duke kryer detyrën si ushtare në Irak mblodhi interesin e të gjithë spektatorëve në Johannesburg. Në këtë kontekst Kosovën e përfaqësojë Miss Kosova, Gona Dragusha.Bukuroshja nga Kosova, Gona Dragusha, ka përfaqësuar denjësisht trevat shqiptare në garën e bukurisë Miss Universi, të zhvilluar në Bahama, disa muaj më parë, duke qenë konkurrentja e dytë më e fortë për fituesen e kurorës, në garën për më të bukurën e universit të cilën e fitojë Miss Venezuela, Stefania Fernandez. Shqipërinë e përfaqësoi Armina Mevlani e cila arriti deri në rrethin e 20 më të bukurave, por nuk mundi të shkojë më shumë se e 15 - ta. Armina është duke studiuar filozofi në një nga universitet e Shqipërisë, dhe ka një ambicie për të punuar në politikë. Ajo gëzon aftësi të shkëlqyera në vallëzimi gjimnastikë dhe shkrimet. Motoja e saj është "Në një çast gjithçka mund të ndryshojë".
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›