E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes nga paruket, marrin flakë shpejt

Paruket portokalli të tifozëve holandezë mund të marin shumë shpejt flakë. Paralajmërimi vjen nga qeveria holandeze. Sipas saj, pas një kërkimi të kryer rezultoi se 30 për qind e parukëve dhe qaforeve mund të merrnin shumë shpejt flakë nëse dikush pranë tyre do të ndizte një cigare me cakmak, pasi ato nuk plotësonin standardet. Policia holandeze pohoi se ajo parashikonte se rreth 30 mijë tifozë do të udhëtonin në Zvicër. Holanda do të luajë kundër Italisë (9 qershor), Francës (13 qershor) dhe Rumanisë (17 qershor) në Grupin C.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›