E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miss trashalluqja me 170 kilogramë

Forkoli, 1 gusht - Miss "E bukura mbipeshë", e zgjedhur sot në Forkoli, rajon toskan në afërsi të Pizës, Angela Scognamiglio u shpreh "shumë e prekur"  për fitoren e saj që e arriti falë peshës impresionuese prej 170 kilogramësh. 

"Jam shumë e lumtur, më duket sikur kam fituar një preminë në llotari", u shpreh 33 vjeçarja italiane nga Napoli, e cila arriti të linte pas rreth 30 konkurrente të tjera, ndër të cilat edhe Cynthia Fernanda Pereyra, 26 vjeçe, e cila peshonte jo më pak se 169.5 kilogramë. Si ishte përcaktuar edhe për 20 edicionet e tjera të konkursit, kriteri i vetëm për të mundësuar pjesëmarrjen ishte faktori peshë, që duhej të ishte mbi 100 kilogramë.

Fituesja Angela, si shpërblim për vendin e parë ka fituar nga organizatori një tortë të madhe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›