E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtim në këmbë për 9 mijë km


Rio de Janeiro, 2 gusht - Një ish-ushtarak britanik ka gjetur mënyrën më të veçantë të tërheqjes së vëmendjes për të shpëtuar pyjet e Amazonës në Brazil nga zhdukja.
 
Ed Staford vendosi përshkimin në këmbë të një distance prej 9 mijë kilometrash, pikërisht nga Amazona deri në Rio. Si transmeton TCH, ky britanik brenda më pak se një javë do ta përfundojë aventurën e tij.

Ai u nis i vetëm para 30 muajsh vetëm më një laptop me lidhje satelitore, i cili i shërbente për të përditësuar vendndodhjen e tij.

Pas disa udhëtimesh i vetëm, atij iu bashkëngjit edhe peruani Gadial Sançez Rivera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›