Të gjithë presidentët amerikanë janë të afërm!

Washington, 2 gusht - Të gjithë përveç njërit prej presidentëve amerikanë janë pasardhës të mbretit John Lackland, dhe këtë fakt mjaft interesant e ka zbuluar vajza 12-vjeçare nga SHBA. Historianët deri tani kanë arritur “të lidhin” vetëm 22 presidentë.
“Të gjithë presidentët amerikanë, përveç njërit, janë pasardhës të John Lacklandit”, ka deklaruar për mediet lokale BridgeAnne d’Avigno (12) nga SHBA.
Te ky përfundim ka ardhur duke studiuar mbi gjysmë milionë emra. Ka filluar nga George Washingtoni, duke krijuar pemën familjare nga ana e burrit dhe gruas të kësaj familje.
Babai i 12-vjeçares është krenar që vajza e tij ka arritur që me zbulimin e saj t’i kalojë disa nga historianët më të mirë në botë.