E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherif Merdani, vleresohet me "Nderi i Qytetit te Korces"

Ne nje ceremoni festive ne sallen e Teatrit "A.Z.Cajupi" Korce, u nderua me titullin "Nderi i Qytetit te Korces" kengetari i mirenjohur i muzikes se lehte shqiptare, Sherif Merdani, me motivacionin, per kontribut te spikatur interpretimin e kenges se lehte shqiptare dhe asaj qytetare korcare, si dhe per rezistence dhe aspirata te larta per liri e demokraci. Me kete rast, kengetari falenderoi pjesemarresit e shumte dhe Keshillin Bashkiak te Korces, per nderin qe i bene, me nje koncert te vertete live, i shoqeruar nga djali i tij i talentuar Gerald Merdani. Sherif Merdani lindi ne Korce, me 5 maj 1940, ne nje familje me tradita atdhetare. Studimet e para i kreu ne vendlindje, per mesuesi ne vitin 1957 ku thithi edhe nektarin e serenates korcare. Punoi si mesues fillimisht ne Vendreshe te Skraparit e me pas, pas mbarimit te studimeve te larta, u emerua mesues ne Orenje, Cermenike, Librazhd. Ne vitin 1973, pas pjesemarrjes me sukses ne Festivalin e 11-te te muzikes se lehte ne RTSH, arrestohet dhe denohet nga regjimi monist ne fillim me 2 vite burg, qe me pas, me ridenimet e njepasnjeshme, shkuan ne 18 vite denim, prej te cilave beri 16 vjet vuajtje ne burgjet famekeqe te Spacit, Burrelit, Qafe-Barit etj. Ai njihet si kengetar i madh shqiptar i muzikes se lehte shqipe. Ka kenduar sidomos kenge te kompozuara nga Kastriot Gjini. Ne vitet '90-te ka punuar si diplomat ne ambasaden shqiptare ne Rome. Disa nga kenget e tij te asaj kohe jane, "Kartolina", "A do vish sivjet ne plazh", "Duart e tua" (kenduar ne festivalin e 11), "Se kenduam 'let it be", "Simfonia e nenes", "Shoke te pandare", "Takim pas vitesh", "Sot ora shtate" etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›