E Diel, 1 Nëntor 2026

Misteri, eksportet shqiptare në Nigeri 1.34 mld USD

Share

Shqiptarja.com zbulon një skandal, pas të cilit mund të fshihet një mega aferë e pastrimit të parave, ose një tregti e dyshimtë armësh, të cilën Shqipëria mund ta ketë kryer e vetme, ose në bashkëpunim më ndonjë shtet apo biznes të huaj.

Në dokumentet zyrtare të statistikave të shtetit të Nigerisë për vitin 2009, del se nga Shqipëria në këtë vend janë eksportuar mallra me vlerë të konvertuar në totalin e pabesueshëm 201.9 miliardë naira ose 1 miliard e 346 milionë dollarëve, por kjo shifër nuk gjen pasqyrim, siç do të ishte normale, në bilancet zyrtare të palës shqiptare.

Këtë lëvizje kaq të madhe tregtare nuk e raportojnë as Instituti ynë i Statistikave, as Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe as Banka e Shqipërisë. Në regjistrat zyrtare të vendit tonë për 2009-ën thuhet që i gjithë eksporti ka qenë i barabartë me një vlerë të konvertuar në 1 miliard e 88 milionë dollarë amerikanë, pra më i vogël se e gjithë shifra që raportohet në Nigeri. Vendi, drejt të cilit ka shkuar pjesa më e madhe e eksporteve shqiptare atë vit, si dhe në vitet e tjerë, ka qenë Italia, me 640 milionë dollar amerikanë mall, duke zënë rreth 60 për qind të tyre në total. Në drejtim të Afrikës, përmenden Egjipti e Maroku, si dhe vende të tjera, por gjithë-gjithë, fjala është për shifra të papërfillshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›