E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misteri i sasise se floririt te sekuestruar

Ende nuk ka nje shifer te sakte per sasine e floririt qe familjeve te pasura shqiptare iu mor dhunshem nga regjimi komunist. Banka nuk ben transparencen e sasise se floririt te sekuestruar qe eshte gjendje
Shaban Sulçe

Nese do te tentosh te gjesh shumen e sakte te sasise se sekuestruar te floririt dhe pasurise totale nga qeveria komuniste kundrejt familjeve te pasura shqiptare, shume shpejt do te kuptosh se ke te besh me nje “mision te pamundur”. Vete periudha ne te cilen u hartua ligji per tatimin e jashtezakonshem, koha dhe menyra e zbatimit te tij perjashtojne çdo mundesi per te arritur te shifra e sakte e floririt te sekuestruar. Kjo pasi ne proces-verbalet e asaj kohe mbizoteronte tendenca per shenuar gjithnje e me pak shumen e floririt te sekuestruar realisht. Madje edhe dokumentacioni ne Ministrine e Puneve te Brendshme ne lidhje me kete çeshtje eshte i copezuar dhe jo i plote. Por edhe tentativat e mevonshme, pas regjimit komunist, per te verifikuar vleren e kesaj pasurie, si ne rastin e ngritjes se Komisionit Parlamentar ne lidhje me kete çeshtje ne vitin 1991, nuk mund ta zbardhin saktesisht ate. Prandaj edhe sot ekziston nje hendek i madh midis pretendimeve te familjeve te goditura nga Ligji “Per tatimin e jashtezakonshem” dhe autoriteteve aktuale shteterore. Kjo mund te cilesohet edhe nje prej arsyeve qe pengon fillimin e procesit te kompensimit te pasurise se qindra familjeve shqiptare, qe iu sekuestrua pasuria dhe floriri nga regjimi i atehershem komunist.
Procesi i sekuestrimit
Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore dhe pas ardhjes ne pushtet te qeverise komuniste, nga kjo e fundit u hartua Ligji “Per tatimin e jashtezakonshem”. Ky ligj, i cili synonte shkaterrimin financiar te shume familjeve borgjeze shqiptare, nenkuptonte sekuestrimin e sasive te konsiderueshme te floririt dhe te pasurive te familjeve ne fjale, te cilat konsideroheshin edhe si armike te popullit. Momenti me negativ i ketij procesi ishte se perveç se u sekuestrohej pasuria familjeve te pasura, ne proces-verbale shenohej nje shume disa here me e vogel e pasurise se sekuestruar realisht.
Perfaqesuesit e ketyre familjeve u vendosen nen kercenimin e forces, tortures dhe burgosjes per zbatimin e ketij ligji. Si rezultat, qindra familje te pasura u detyruan qe t’u dorezonin sasi marramendese prej floriri autoriteteve shteterore te asaj kohe. Ne Ministrine e Puneve te Brendshme ishte ngritur nje dege e posaçme qe merrej me arin. Pas sekuestrimit te arit ne nje rreth te caktuar prane kesaj dege sillej nje procesverbal i posaçem, perveç dy te tjerave qe shkonin ne banke dhe degen lokale te Puneve te Brendshme. Procesi i sekuestrimit ishte masiv ne te gjithe Shqiperine. Barra me e rende ne kete proces rendoi mbi familjet tregtare te qyteteve kryesore te vendit. Vala e sekuestrimeve duket se nuk kurseu as ate pjese te popullsise qe nuk prekej nga i ashtuquajturi "tatim i jashtezakonshem". Per ta bere me te kompletuar kete proces, qeveria e asaj kohe hartoi edhe Ligjin “per Konfiskimin e pasurive private”, i cili do te mbulonte vakuumet e zbatimit te Ligjit “Per tatimin e jashtezakonshem”. Ne baze te ketij ligji, komitetet ekzekutive fitonin te drejten, qe me ane te nje vendimi te benin sekuestrimin e çfaredolloj pasurie. Ne kete menyre, shume pasuri te tundshme apo te patundshme si objekte, toka bujqesore, troje, gje e gjalle, mall bujqesor apo industrial etj., u sekuestruan. Deri ne fund te vitit 1948 u zbuluan rreth 43 816 682 monedha ari, pa permendur shufrat e stolite e florinjta.
Sekuestrimet e medha te floririt
Nder sekuestrimet me te medha mund te veçohen ato te vellezerve Jonuz dhe Nexh Shijaku nga Durresi, te cileve u jane marre 45 mije napolona flori. Aristidh Lekes nga Durresi i jane marre 45 mije napolona floriri dhe disa kuintale te tjere ar dhe stoli. Aristidh Leka dorezoi 432 kg flori, ndersa ne arkivin e Ministrise se Puneve te Brendshme, ate te Shtetit dhe ate te Thesarit shenohet perafersisht shifra e 17 kg. Pepe Levit dhe Refael Jaksellit nga Vlora u jane sekuestruar 42 milione franga ari, duke paguar rreth 100 mije napolona. Levit, pas daljes nga burgu, iu moren edhe 38 kg flori. Alfons Dovanes nga Durresi i jane marre 516 kg ar, ndersa ne arkiva eshte regjistruar 58 kg. Abdulla Kazazit nga Elbasani i jane marre 42 kg ar, ndersa ne arkiva eshte regjistruar shifra 12-14 kg. Ibrahim Velences nga Elbasani i jane marre 39 kg ar, ndersa ne arkiva jane regjistruar vetem 0.3 kg. Mihal Dilos nga Gjirokastra i jane rrembyer 100 kg ar, ndersa ne arkiva eshte regjistruar vetem 0.013 kg. Nder tregtaret e tjere qe u eshte marre sasi e madhe floriri dhe qe nuk u eshte regjistruar asgje, eshte edhe Harallamb Papa, me 258 kg ar.
Komisioni parlamentar
Tentativa e pare per vleresimin e pasurive te sekuestruara te familjeve shqiptare nga sistemi komunist ndodhi ne fund te vitit 1991, periudhe ne te cilen Shqiperia sapo e kishte permbysur kete regjim. Ne kete vit, me nisem e Partise Demokratike, u krijua nje komision i perkohshem parlamentar, i cili synonte qe te verifikonte pasurite e Thesarit te Shtetit ne periudhen 1938-1990 dhe pasurine e sekuestruar nga regjimi komunist ne dem te familjeve te pasura shqiptare. Ky komision drejtohej nga deputeti i PD-se, Blerim Çela, i cili gjate raportimit ne Parlament, pas punimeve te ketij komisioni, gjithsesi nuk dha nje shifer te sakte te pasurive te sekuestruara. “Ne dokumentet e Ministrise se Puneve te Brendshme pohohet me shkrim se jane sekuestruar 43 816 682 monedha te arta, pa futur shufrat dhe bizhute e arta. Vetem ato bejne 283 tone flori”, - deklaroi Çela. Gjithsesi, ajo qe dihet eshte se 16 vjet pas perfundimit te punimeve te ketij komisioni dhe 60 vjet pas nisjes se procesit te sekuestrimeve, asnje prej familjeve te pasura shqiptare nuk eshte kompensuar dhe nuk i eshte kthyer ende nga shteti shqiptar sasia e floririt te grabitur nga regjimi komunist me ane te Ligjit “Per tatimin e jashtezakonshem”.
Ish-pronaret
Ish-pronaret dhe ish-familjet e pasura shqiptare jane te pakenaqur me vonesat e shtetit shqiptar per kompensimin ndaj tyre dhe per rikthimin e sasise se floririt te sekuestruar. Ata pretendojne se kjo sasi floriri gjendet ne Banken Shqiptare dhe jane shprehur te pakenaqur me hezitimin dhe ngurrimin e Guvernatorit te Bankes per nisjen e ketij procesi. Nje gje e tille u be e ditur dy dite me pare, ne nje interviste qe sekretari i Pergjithshem i shoqates “Pronesi me drejtesi”, Agim Toro, dha per gazeten “Albania”. Toro u shpreh se kerkesat e ish-pronareve jane te lidhura me kompensimin fizik te floririt te sekuestruar. ”Tashme zoterohet nje dokumentacion i plote mbi pasurite e luajtshme te sekuestruara, qe u inventarizua ne Banken Shqiptare, sepse vetem nje banke kishim atehere. Por, çuditerisht nuk po perfshihen ne kompensimin e tyre. Perderisa Banka e Shqiperise e ka te depozituar kete flori”, - deklaroi Toro. Me tej drejtuesi i shoqates ne fjale tha se guvernatori e ka detyrim kushtetues kthimin e floririt familjeve te demtuara. “Nuk e kuptojme se pse guvernatori i Bankes se Shqiperise nuk e kthen floririn kur ai e ka detyrim kushtetues. Inventarin e ka, procesverbalet e sekuestrimeve i ka, te gjitha ekzistojne, jane te pacenuara ne Banke dhe nuk ka asnje shkak qe keto pasuri te luajtshme te mos kthehen”, - u shpreh Toro.

Frangat e arit
Ne fillimet e stabilitetit te shtetit shqiptar, me 6 maj 1920, Keshilli i Ministrave vendosi per here te pare nxjerrjen e monedhes shqiptare ne bazen e frangut te arit. Ne vitet 1922-1925, ne Shqiperi kishte ne qarkullim e ne thesar nje sasi prej 100 milione frangash ari. Shifra e mesiperme ka si minimum te saj nje sasi prej 320 tonesh ar. Ne vitin 1926 u vune ne qarkullim monedhat metalike me vlere 100 franga ar dhe nje vit me pas ajo me vlere prej 20 frangash ari. Ne vitet 1935 dhe 1937 pati nje hedhje ne qarkullim te mbi 1,5 milione monedhash, qe ne shumice perbeheshin nga argjendi, ari dhe pak nga bronzi.

Regjimi, dy ligje per te grabitur familjet e pasura
Ardhja ne pushtet e qeverise komuniste rezultoi fatale per familjet e pasura shqiptare. Qeveria komuniste e asaj kohe hartoi dy ligje, te cilat synonin shkaterrimin financiar dhe grabitjen e pasurise se qindra familjeve te pasura, ne qytetet me te medha te vendit. Qeveria hartoi ligjin per tatimin e jashtezakonshem, qe i detyronte familjet ne fjale qe te tatoheshin dhe t’ia dorezonin pasurite e tyre financiare, kryesisht sasite e floririt qe posedonin shtetit shqiptar. Per t’i shtrenguar edhe me shume, qeveria komuniste hartoi edhe Ligjin “Per konfiskimin e pasurive private”, i cili synonte marrjen me force te kesaj pasurie nga ana e shtetit, ne rastet kur familjet ne fjale tentonin t’i shmangeshin ligjit te meparshem.

Ish-pronaret: “Kompensimi i floririt te jete fizik”
Shoqata “Pronesi me drejtesi” kerkon nga autoritetet aktuale shqiptare qe kompensimi i sasise se floririt te sekuestruar nga regjimi komunist te jete fizik. Kjo pasi, sipas tyre, floriri i sekuestruar gjendet i pacenuar ne Banken e Shqiperise.
”Floriri duhet te kompensohet fizikisht. Sepse ekziston dhe eshte i pacenuar, siç eshte konfiskuar atehere, si ne monedha, ashtu edhe ne objekte, si unaza, varese etj. Per kete arsye ne e kemi ngritur me force kete çeshtje”, - tha Toro per gazeten “Albania”.

Shifra
112 469 828 eshte shuma e frangave te arit qe qeveria komuniste grumbulloi pas tatimit te 42 familjeve te pasura te Tiranes
86 685 968 eshte shuma e frangave te arit, qe qeveria komuniste grumbulloi pas tatimit te familjeve te pasura te qytetit te Korçes
43 816 682 eshte shuma e monedhave te arit qe regjimi komunist arriti te konfiskonte deri ne vitin 1948 nga familjet e pasura shqiptare
283 tone eshte sasia e floririt qe u deklarua e grabitur familjeve te pasura shqiptare, nga regjimi komunist, pas verifikimeve te kryera nga komisioni parlamentar i ngritur ne vitin 1991
45 mije monedha floriri ishte shuma me e madhe qe iu sekuestrua nje familjeje te pasur shqiptare, pikerisht ajo e vellezerve Shijaku nga Durresi

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›