Sot, hiqet, tarifa e recetes
Duke nisur qe nga dita e sotme ne te gjitha farmacite ne vend do te filloje te aplikohet heqja e tarifes se recetes prej 100 lekesh per 500 mije pensioniste. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ben te ditur per te gjithe te interesuarit, se vendimi i cili eshte miratuar nje muaj me pare nga Keshilli i Ministrave, do te hyje ne fuqi nga data 1 dhjetor 2007, duke lehtesuar keshtu te gjithe te prekurit nga kjo tarife. Etiola Kola, zedhenese e ISKSH-se ka sqaruar per gazeten “Korrieri” se per te bere te mundur zbatimin e vendimit jane urdheruar te gjithe farmacite te zbatojne rregulloren perkatese. Nepermjet ketij vendimi perjashtohen nga pagesa e kesaj tarife, te gjitha kategorite qe perfitojne 100 per qind te barnave te rimbursueshme, te cilet jane pensionistet, femijet 0-12 muajsh, invalidet e plote, ato te luftes, veteranet, te verberit dhe jetimet. Ndersa per pjesen tjeter te personave te siguruar, qe marrin receta me rimbursim te pjesshem (qe jane vetem 15 per qind), tarifa do te mbetet, pasi ajo eshte nje mase e duhur ne drejtim te uljes se abuzimeve. Vendimi per heqjen e tarifes se recetes per barnat e rimbursueshme, eshte marre nga ISKSH pas konsultimeve me kategorite ne nevoje. Fondet per heqjen e kesaj tarife, per muajt e mbetur te vitit do te perballohen nga ISKSH, por me tej do te kerkohet mundesia e subvencionimit nga Ministria e Financave. ISKSH thekson se vendosja e tarifes per recete ishte nje rekomandim i forte i Bankes Boterore dhe me shume sesa fondi qe siguron, sherben per minimizimin ne nje shkalle te larte te abuzimeve me barnat e rimbursueshme. Edhe pse ne nje shume te vogel (100 leke) ajo kishte nje tendence te dukshme per te mos marre barna te teperta.