Italia ratifikon MSA-ne me Shqiperine
Italia ka permbushur premtimin e saj per te ratifikuar Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit me Shqiperine. Dhomat e Senatit italian kane kaluar sot me shumice votash Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqiperise, duke permbyllur keshtu te gjitha procedurat e ratifikimit. Pas votimit nga Parlamenti italian, MSA-ja ka marre aprovimin e senatit dhe pritet qe Instrumenti i Ratifikimit te dergohet prane BE-se si depozitim i Marreveshjes. Drejt perfundimit te procedurave te ratifikimit te MSA-se po shkon edhe Belgjika, ku eshte ratifikuar Marreveshja nga Parlamenti i Brukselit dhe pritet ratifikimi vetem nga Parlamenti rajonal valon dhe komuniteti frankofon. Me Belgjiken, numri i vendeve qe kane ratifikuar MSA-ne mes BE-se dhe Shqiperise pritet te shkoje ne 15 brenda fillimit te vitit 2008. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka pershendetur dhe falenderuar senatoret italiane per ratifikimin e MSA-ne Shqiperi-BE. Ky ratifikim vjen pas premtimit qe kryeministri i Italise, zoti Romano Prodi, i beri zonjes Topalli gjate vizites se tij ne Shqiperi, per ratifikimin perfundimtar te MSA-se nga Senati Italian.
13 Dhjetor 2007