Hiqet shperblimi nga te ardhurat dytesore
Dritan Laci
Ministria e Shendetesise ka hedhur poshte propozimin e drejtorise se Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, per ndarjen e te ardhurave dytesore me qellim rritjen e mases se shperblimit te fundvitit per personelin mjekesor te punesuar ne kete qender. Burime prane qendres spitalore me te madhe ne vend, citojne per gazeten “Korrieri”, se ndryshe nga viti i kaluar personeli mjekesor dhe ai sanitar nuk do te fitojne asnje te ardhur me shume nga sa eshte percaktuar ne masen e shperblimit te sanksionuar ne vendimin e Keshillit te Ministrave. Dikasteri i Shendetesise nuk e ka pare aspak te arsyeshem propozimin e ardhur nga QSUT, duke e rrezuar me argumentin se ai nuk mbeshtetet ne ligjin per fondet e vecanta ne institucionet buxhetore. Ky arsyetim ka ngjallur edhe habine e drejtuesve te qendres spitalore, te cilet thone per gazeten “Korrieri” se ky do te jete viti i pare kur mjeket do te privohen nga te ardhurat dytesore. Duke iu referuar burimeve prane kesaj qendre spitalore, kerkesa per perdorimin e te ardhurave dytesore si rritje per masen e shperblimit, eshte derguar ne Ministrine e Shendetesise disa dite me pare. Me ane te kesaj kerkese drejtoria e QSUT-se i kerkonte ministrise ne fjale, qe nje pjese e te ardhurave dytesore te mbledhura gjate muaji tetor, nga sherbimet qe kryhen ne kete qender, t’i shperndahej personelit mjekesor dhe atij sanitar si shperblim per festat e fundvitit. Me konkretisht QSUT kerkonte qe 10 per qind e te ardhurave te mbledhura gjate muajit te kaluar, nje shume qe shkon te 38 milion leke te reja, t’i kalonte personelit te punesuar ne kompleksin spitalor, ndersa pjesa tjeter te ndahej midis Ministrise se Shendetesise dhe vete qendres spitalore. Keshtu, pas hedhjes poshte te propozimit, personeli ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”, dhe jo vetem aty por ne te gjitha qendrat spitalore ne vend, do te perfitoje vetem masen e shperblimit te caktuar ne vendimin e Keshillit te Ministrave, i cili eshte 10 mije leke per cdo punonjes, pa pasur ndonje ndarje specifike. Sipas vendimit, shperblimi do te jete i njejte si per drejtoret e qendrave spitalore, shefat e sherbimeve, kirurget ashtu edhe per sanitaret e thjeshte, cka duket disi paradoksale po ta mendosh. Te vetmit qe do te kene mundesi, me shume gjasa, te perfitojne bonus ne shperblimin e fundvitit duket se do te jene mjeket dhe infermieret qe bejne pjese ne sherbimin paresor, ndryshe ne poliklinika, te cilet mbulohen nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor. Burime prane “Korrierit”, bejne te ditur se per personelin mjekesor ne sherbimin paresor do te kete rritje te mases se shperblimit, krahas mases qe percakton fondi i vecante i Keshillit te Ministrave.