E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rice terhiqet nga gara per postin e sekretares amerikane te shtetit

Rajs ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe një bashkëpunëtore e ngushtë e presidentit Obama, ka deklaruar se po tërhiqej për të evituar një proces të gjatë, të kushtueshëm dhe përçarës. Rajs është përballur me kritika për komentet e saj një ditë pas ngjarjes tragjike të 11 shtatorit në Bengazi ku mbetën të vrarë katër shtetas amerikanë, mes tyre dhe ambasadori amerikan Kristofer Stivens. Presidenti Obama ka reaguar menjëherë duke thënë se e pranonte vendimin e saj dhe se ishte i lumtur që Rajs do të vazhdonte punën si ambasadore në OKB.

Nga ana e saj Hilari Klinton prej kohësh ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të qëndrojë më në postin e saj. Zyrtarë amerikanë kishin mbështetur kandidaturën e Rajs duke thënë se ajo ishte më se kualifikuar për atë post.

Rajs u bë një nga zyrtaret e administratës Klinton në vitin 1990, në këshillin kombëtar të sigurisë. Ndërsa gjatë presidencës së Obamës ajo ishte gruaja më e re dhe e para me ngjyrë që u emërua ambasadore në OKB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›