Misteri i xhamise se Tiranes

Sipas sajtit zyrtar te Keshillit te Ministrave ne takim eshte diskutuar per premtimet disa vjecare te kryetarit te bashkise Edi Rama per ndertimin e xhamise ne kryeqytet te cilat sipas njoftimit jane thjesht premtime elektorale dhe jo dicka konkrete pasi ai nuk e ka vullnetin real per ndertimin e saj.
Nje deklarate qe beri buje pasi mund te interpretohej ne disa menyra si nje deklarate e kryeministrit si nje deklarate e kreut te komunitetit mysliman Selim Muca por edhe si nje qendrim i tyre i perbashket.
Nje dite me vone edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar publikon ne sajtin vet nje komunikate per shtyp ku ne menyre diplomatike mundohet te sqaroje qendrimin e Muces ne takim.
Sipas deklarates se KMSH kryetari Muca i ka kerkuar kryeministrit mbeshtetje per ngritjen e Xhamise se Madhe ne Tirane duke i bere te ditur atij edhe mbeshtetjen qe ka marre prej bashkise se Tiranes per kete pike.
Deklarata nuk permend asnje sulm ndaj kreut te bashkise cka sipas komunitetit mysliman tregon se jane fjale qe nuk jane thene prej Selim Muces.
Pas problemeve disa muaj me pare brenda KMSH kjo eshte hera e pare qe kryeministri Berisha pret ne seline e tij kryetarin e KMSH Selim Muca nje veprim ky qe legjitimon dhe zgjedhjet ne kete komunitet.