E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne moshen e internetit

Edhe pse qeveria ka shpallur zyrtarisht gjendjen e jashtezakonshme per shkak te permbytjeve ne zonen e Nenshkodres dhe situates kritike qe eshte krijuar ne kaskaden e Drinit ministrite pergjegjese ne komunikimet e tyre me publikun reflektojne nje tjeter situate.

Ne faqen zyrtare te Ministrise se Ekonomise dhe Energjitikes shihen vetem njoftime mbi aktivitetet e ministrit Ilir Meta dhe asnje informacion apo njoftim mbi ate se cfare po ndodh ne zonat e permbytura dhe se si po administrohet situata e renduar.

Ne situata te tilla keto njoftime jane mjaft te dobishme per publikun pasi informojne qytetaret mbi akset e bllokuara zonat e rrezikshme per te levizur apo dhe masat e tjera mbrojtese qe ata duhet te marrin.

Vec Ministrise se Energjitikes nje tjeter ministri e perfshire direkt ne administrimin e situatave te emergjences eshte ajo e Brendshme.

Ne faqen zyrtare te saj jo vetem qe nuk ka asnje njoftim mbi gjendjen por ne balle te saj qendrojne ende akuzat e ministrit Basha per bashkine e Tiranes mbi ceshtjen e bllokimit te trafikut ne kryeqytet disa dite me pare.

Edhe Ministria e Transporteve qe monitoron akset rrugore ka vetem informacione per aktivitetet dhe deklaratat politike te ministrit Olldashi.

E njejta gje vihet re edhe ne Ministrine e Bujqesise institucioni direkt pergjegjes per investimet dhe mirembajtjen e argjinaturave.

Vec kesaj neglizhence kaotike ne Shqiperi eshte bere mode qe ne raste emergjencash shpesh titullaret e instituconeve me te rendesishme qe i administrojne keto emergjenca te ndodhen jashte vendit.

Edhe pse kaskada e Drinit ka hyre tashme ne nje situate te rrezikshme titullari i ministrise qe e menaxhon ate kreu i Energjitikes Ilir Meta prej dy ditesh nuk ndodhet ne Shqiperi informacion ky i konfirmuar nga vete zyra e shtypit te zotit Meta.

Ndonese kjo e fundit nuk ka pranuar te jape detaje se per ku ka udhetuar ministri jozyrtarisht mesohet se ai ndodhet ne Ceki dhe pritet te kthehet po kete te merkure.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›