E Diel, 1 Nëntor 2026

Misteri, kapet me armë polici i rremë në Shijak

DURRES - Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 37-vjeçar banues në Katund Sukth, pasi ishte veshur me uniformë policie pa qenë pjesëtar i kësaj trupe. Bëhet fjalë për Idlir Dervishin, i cili akuzohet për "Kanosje për shkak të detyrës", "Mosbindje ndaj urdhrave të ligjshëm të punonjësve të Policisë së Rendit Publik", "Mbajtje pa të drejtë të uniformës" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta".

Arrestimi i tij vjen në një moment tensioni në Shijak, vetëm pa ditë pas vrasjes së shefit të komisariatit, Adem Tahiraj.
Burime nga policia lokale pohojnë, se gjatë ditës së premte kanë vazhduar kontrollet për armëmbajtje pa leje dhe se janë arrestuar 4 persona.

(Lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›