E veja e Bin Ladenit mbetet nën arrest shtëpiak

Disa pjesëtarë të familjes së Osama Bin Laden, mes të cilëve edhe e veja e tij më e re, do të mbesin nën arrest shtëpiak së paku deri më 26 mars.
Vendimi është marrë nga një gjykatë pakistaneze dhe lajmi është bërë publik nga avokati i familjes.
Amal Abdulfattah, e veja më e re e Bin Laden, ka jetuar në banesën-bunker, ku kreu i Al Qaedës u vra vitin e kaluar gjatë një sulmi të befasishëm të komandove amerikanë.
Ajo akuzohet se ka hyrë ilegalisht në Pakistan.