E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhet zyra e Ed Milibandit

Polica britanike ka filluar hetimet, pasi zyra në Parlamentin Britanik e udhëheqësit të opozitës laburiste, Ed Miliband, rezulton të jetë e hapur me forcë.

”Scotand Yard” ka marrë njoftimin se zyra në ndërtesën “Norman Shaw” ishte thyer me forcë.

Nga informacionet e para mësohet se një zyrtar i stafit të udhëheqësit të opozitës e ka gjetur derën të thyer, por nuk është e qartë nëse mungon gjë nga dhoma e cila ndodhet në katin e tretë të ndërtesës.

Ekspertët e kriminalistikes të policisë janë duke kontrolluar të gjitha dhomat për gjetjen e provave, ndërkohë që zyrtarët e opozitës janë duke kontrolluar, nëse mungojnë ose janë marrë dokumente të rëndësishme nga zyra e udhëheqësit të opozitës.

Zëdhënësi i laburisteve tha se “duke qenë se hetimi vazhdon, nuk është e udhës të komentohet në këtë moment”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›