E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santorum kundër pornografisë

Një deklaratë e kandidatit ultra-konservator në garën republikane për të qenë rivali përballë Barack Obamës në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara në lidhje me pornografinë, Rick Santorum, ka inatosur shtëpitë më të mëdha të prodhimit në këtë industri.

Santorum deklaroi në faqen e tij zyrtare në internet se pornografia është “pandemia më e madhe që po dëmton shëndetin e shoqërisë amerikane”. “Sipas studimeve të fundit, pornografia dëmton rëndë trurin, jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek të rinjtë”, thuhej më tej në deklaratën e Santorum në internet.

Kaq ka mjaftuar që bota e pornografisë, industri që qarkullon miliona dollarë në vit në Shtetet e Bashkuara, të reagojë ashpër duke e cilësuar qëndrimin e kandidatit republikan si anti-kushtetues dhe që bie ndesh me parimin e “lirisë së shprehjes”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›