E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mithra Pharmaceutical" firmos marrëveshje investimi në Shqipëri

Një prej kompanive më të njohura në fushën e farmaceutikës në Europë dhe botë po prezanton produktet e saj në Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar në Tiranë. "Mithra Pharmaceutical", kompani që kujdeset për shëndetin e femrave, prezantoi një sërë produktesh, që janë më inovativet dhe me standardet më të fundit në fushën e mjekësisë.

Në Pavijonin belg, kompania "Mithra Pharmaceutical" ka firmosur një marrëveshje të rëndësishme për treguan farmaceutik në Shqipëri. Drejtues të "Mithra Pharmaceutica" nënshkruan me Redi Mazin, përfaqësues shqiptar i kësaj kompanie marrëveshjen për prezencën e kompanisë në Shqipëri. Së bashku me François Fornieri, themeluesin e kompanisë, Eric Poskin, drejtor ekzekutiv, Redi Mazi ka sigluar marrëveshjen e bashkëpunimit. Projektet e kompanisë "Mithra Pharmaceutical" për Shqipërinë do të zhvillohen brenda pak muajsh. Redi Mazi, tha se, "brenda një viti kompania do të krijojë terrenin e përshtatshëm për produktet e fundit të mjekësisë, produktet që u shërbejnë femrave. Më pas, ne do të zhvillojmë Mithra Balkans në Tiranë, çka do të thotë shtrirje të kompanisë dhe markës në të gjithë rajonin". Pas nënshkrimit të marrëveshjes, themeluesi i "Mithra Pharmaceutical", François Fornieri tha se ishte ftesa e "Klik Ekspo Group", si dhe mundësia për kontakte të shumta në panair që sollën "Mithra Pharmaceutical" në Shqipëri. "E vlerësoj shumë tregun shqiptar. Ne sjellim produkte vetëm për femra. Me sa kemi parë mungojnë këtu. Veç kësaj, ne sjellim cilësinë dhe shpresojmë të ndikojmë pozitivisht në shëndetin e femrave në vendin tuaj".

Kompania "Mithra Pharmaceutical" merr pjesë në Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar në Tiranë, që organizohet nga "Klik Ekspo Group" si pjesë e pavijonit belg. Kompania është themeluar në maj të vitit 1999 nga François Fornieri. Objekti i punës së kësaj kompanie është vetëm shëndeti i femrave. "Mithra Pharmaceutical" zhvillon dhe krijon produkte, të cilat më pas i bën pjesë të marrëveshjeve me kompanitë e prodhimit në fushën farmaceutike. Në 2009-ën, po promovohen 30 produkte në Belgjikë dhe 17 të tjera në vende të ndryshme të botës. Kompania zhvillon dhe realizon produkte komerciale dhe trajtime që kanë të bëjnë me fertilitetin. Prodhon mjekime për menopauzën dhe Osteoporosin. Po kështu, një sërë kërkimesh dhe produktesh bëhen për kanceret e ndryshme të femrat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›