Vangjel Dule: Deklaratat, mesazhe të rrezikshme
Dallojmë dy aspekte, ishte aspekti tekniko-moral krejtësisht i papranueshëm, i pakonceptueshëm për Parlamentin e një vendi demokratik dhe për një shoqëri me kulturë bashkëkohore europiane siç është shoqëria jonë. Dëshmonte thellë mentalitet feudal, fyese për institucionin e Parlamentit, për klasën politike dhe për shoqërinë. Nga ana tjetër, përmbante mesazhe politike tejet të rrezikshme, larg konstruktivitetit, larg frymës europiane, dhe shumë afër karshillëkut banal për të cilin nuk ka vend dhe nuk ka nevojë vendi dhe shoqëria, dhe aq më tepër sfida jonë integruese në Bashkimin Europian.