Erjon Veliaj: Thoni një lutje për Shqipërinë
Ngriva në këmbë përpara televizorit teksa Kryeministri Berisha luante përpara deputetëve aktin e radhës të politikës së urrejtjes. Këta të fundit e duartrokitën paturpësisht, njësoj si dikur diktatorin teksa artikulonte lajthitjen e radhës. Sa turp!
Sot Shqipëria u gdhi më e përçarë, më e fyer e më e poshtëruar se kurrë. Berisha do të ketë një vend të pakontestueshëm në historinë e ndarjes së kombit. Ai do të mbahet mend si njeriu që injektoi në këtë shoqëri formën më klasike të degjenerimit të tjetrit si qëllim në vetvete. Ndërkohë që sot më shumë se kurrë na lipset bashkim, mirëkuptim, e pse jo xhanëm dhe pak dashuri ndaj tjetrit në këto kohë të dhunshme. Përqeshja e protestuesve ishte shenja e parë e degradimit. Pështyma e sharjet e djeshme ishin vazhdimi. Unë as nuk kam aftësi ta imagjinoj si do jetë vallë fundi i kësaj historie. Do të propozojmë që Gjykata Kushtetuese ta konsiderojë aftësinë e tij mendore për të qeverisur vendin. Cinikët shpotisin "dhe ju merreni me familjen e tij"? Po, merremi me pjesën ku familja ndërhyn në çështjet e publikut, për ndërmjetësimin e vajzës te lejet, e djalit te fishekët e denoncuar nga "NY Times", e dhëndrit në Jalë denoncuar nga Banka Botërore, baxhanakut menaxher në Gërdec e pafund shokë e nipër e mbesa që menaxhojnë për hesap të familjes interesat e gjithë kombit. Ja ky është dallimi, ne as na intereson kush fle, me kë, të kujt i ka fëmijët e gruan, ç‘punë ka bërë nëna etj., si këto. Këto po janë private, e s‘guxojmë kurrë t‘i prekim! Dy botë përplasen sot, e dhunës dhe e paqes. Kjo e fundit do të duhet ta fitojë këtë betejë. U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë vetëpërmbajtje, solidaritet e përkushtim që fëmijët tanë të rriten larg kulturës së dhunës. E teksa festojmë disa festa të Zotit e të Kombit, le të themi një lutje për Shqipërinë - më e pakta që mund të bëjmë në këtë ditë të hidhur.