Mafiozët që njeh Berisha
Prej disa ditësh, Kryeministri Berisha i është rikthyer një gjuhe të ashpër, brenda së cilës mund të gjesh lehtësisht fjalën "mafiozë". Berisha akuzon kryetarin e Partisë Socialiste për lidhje me mafien dhe elementë mafiozë, duke mos kursyer kërcënime me "dhëmbë", "dhëmballë" dhe "nofulla". Në historikun e tij politik, Berisha ka qenë shpeshherë artikuluesi i një fjalori të rëndë dhe në ato që Kryeministri thotë këto ditë, nuk duket të ketë ndonjë gjë të re. I vetmi dallim qëndron në faktin se Sali Berisha si Kryeministër është i ndryshëm nga Sali Berisha si kryetar i opozitës. Të pranosh se në shtetin që qeveris prej pesë vitesh, mafia na qenka ulur këmbëkryq në mes të Tiranës dhe po ndërthuret kaq fort me opozitën politike, duhet të pranosh njëkohësisht se lufta antikrim ka dështuar, të paktën prej korrikut 2005.
Ndaj pas deklaratës së Berishës për mafien dhe lidhjen e saj me politikën, lindin një seri pyetjesh: A i njeh Kryeministri mafiozët në Shqipëri? Kur ai ka marrë dijeni për veprimtarinë e tyre? Pse nuk i goditi ata për t‘i dërguar përpara drejtësisë? Pse pranoi të bënte kompromise të mëdha politike me Edi Ramën, duke ditur që kryesocialisti, sipas tij, komandohet nga mafia?
Së pari, duke pranuar ekzistencën e një strukture të tillë mafioze, me ndikim në botën e biznesit dhe politikës, Sali Berisha duhet të kërkojnë në radhë të parë largimin nga detyra të Prokurores së Përgjithshme dhe ministrit të Brendshëm. Kryeministri duhet të pranojë se ka dështuar në përpjekjen e tij për të luftuar krimin e korrupsionin, sepse antiligji qenka bërë kaq i fortë dhe i strukturuar, sa mund të quhet "mafia" dhe të ndikojë vendimet e politikës. Deri më sot kemi dëgjuar vetëm mburrje për zhdukjen e bandave kriminale, por teksa qenkan asgjësuar grupet e rrezikshme, paskemi lënë të lulëzojë mafien. Pas pesë viteve në qeverisje, askund tjetër veçse në zyrën e Sali Berishës mund të kërkohen përgjigjet për këtë nonsens të madh: Luftuam bandat kriminale, mbijetoi mafia.
Së dyti, PD dhe PS ndryshuan 18 muaj më parë Kushtetutën e vendit dhe realizuan disa reforma të rëndësishme, të nevojshme për të siguruar anëtarësimin në NATO. Po t‘i besojmë Berishës së djeshëm, opozita pati kontributin e saj në këto reforma të domosdoshme për Shqipërinë; po t‘i besojmë Berishës së sotëm, për ndryshimin e Kushtetutës dhe reformat e tjera ka ndikuar mafia. Të tjera reforma na kërkohen tashmë për t‘iu afruar Bashkimit Europian dhe Sali Berisha duhet t‘u thotë shqiptarëve: Do të kërkojë ai sërish votën e mafies dhe mafiozëve, apo do të godasë pa mëshirë krimin? Berisha i sotëm do ta rrëzonte qëndrimin e Berishës së djeshëm dhe do të na thoshte se nuk ka kompromis me mafiozët.
Së treti, Sali Berisha duket të ketë një problem konceptual me mafien, klanet mafioze apo grupet e krimit të organizuar. Për Kryeministrin, këto grupe duhet që domosdoshmërish të jenë të lidhura me kryetarin e Partisë Socialiste, pavarësisht emrit të tij. Deri në vitin 2005 ishte Fatos Nano ai që etiketohej nga opozita e kohës si drejtues i mafies dhe aferave mafioze. Pas vitit 2005 mafia ka gjetur një pardon të ri dhe për Sali Berishën ky quhet Edi Rama. Në rast se mafien aktuale Kryeministri deklaron se do ta godasë, atëherë duhet të dimë se çfarë ndodhi me "mafien që kontrollonte Fatos Nanon": U asgjësua? U transformua? Mbeti e njëjtë? Për këto pyetje, vështirë se shefi i qeverisë do të merrte guximin të bënte një sqarim publik, sepse në radhë të parë do t‘i duhej të fliste për atë që e cilësonte si "Klani i Zemunit".
Në këtë mënyrë, Sali Berisha dhe "mafia" kanë qenë dhe duket se do të jenë bashkudhëtarë për një kohë të gjatë. Kryeministri do të gjejë herë pas here "mafiozët" e radhës për t‘i përdorur në fjalime politike dhe për t‘u përpjekur të krijojë idenë se ai kontrollon gjithçka. Megjithatë, në rast se Berisha nuk e njeh mafien sot në Shqipëri, strukturat e tij antikrim mund të cilësohen më së paku të paafta, por në rast se Berisha di gjithçka dhe nuk vepron të na shkulë mafien, kjo nuk është më paaftësi, por aftësi për ta përdorur "mafien" në politikë.